Në periudhën nga 5 gusht deri më 5 nëntor 2019,Sekretariati Çevening pranon aplikime për bursa për vitin shkollor 2020/2021. Paraqitja bëhet në www.chevening.org/apply.

Bursat Chevening u ndahen personave që tregojnë potencial udhëheqës dhe kanë bazë të shkëlqyera akademike.Bursa ofron mbështetje financiare për shkollim një vjeçar të studimeve për magjistraturë në cilindo universitet britanik dhe ju jep mundësi të bëheni pjesë e rrjetit global me ndikim , për 50,000 bursista.
Për vitin shkollor 2020/2021 do të ndahen në nivel global mbi 1500 bursa Chevening. Këto bursa janë investim i rëndësishëm nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të zhvilluar gjeneratat e ardhshme në lider globalë.

Deklaratë nga Raiçell Gallovej Ambasadore e britanis në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
„ Ne kërkojmë lider të ardhshëm ,ambiciozë,profesional dhe inovativ të cilët do të studiojnë në të gjitha fushat në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jenë të hapur për mundësi të reja që u ofrohen atyre gjatë studimeve të tyre. Bursistët Çevening janë bursista që demonstrojnë cilësi të liderit, kanë vizion për të ardhmen dhe fushat në cilat dëshirojnë të punojnë. Ata janë pjesë e rrjetit global me 50,000 bursista. Alumnet tona janë individë dinamikë, me ndikim dhe me përvojë të fituar të cilën do të keni mundësinë edhe ju për ta provuar. Ata mund t'ju inkurajojnë,të ju bëhen mentor dhe t'ju japin këshilla dhe kontakte para se ju të niseni për të studjuar në Mbretërinë e Bashkuar.Kur të ktheheni në shtëpi pas studimeve do të ndjeheni të gatshëm të filloni me ndryshime pozitive si në planin profesional poashtu edhe në atë privat. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut kemi bursista Çevening të jashtëzakonshëm që punojnë në institucione publike, civile, biznes dhe sektorë akademik. Nëse e shihni veten si bursistë të mundshëm të Cheveningut ju inkurajoj
për të aplikuar para mbarimit të afatit të 5 nëntorit në Chevening faqe www.chevening.org/apply.”

Deklarata e Ben Coates, Drejtori i Sekretariatit Chevening:

„ Çeveningu përfaqëson më të mirët e Mbretërisë ku ai mirëpret individë të mahnitshëm nga e gjithë bota për të studiuar në një nga universitetet më të mirë në nivel global. Përvoja Çeveningut mund të jetë përvojë tepër pozitive që do të kontribuojë në ndryshime pozitive jo vetëm për vetë bursistët, por edhe për shoqëritë dhe vendet nga vijnë ata . Universitetet tona promovojnë mendimin kritik,shkëmbimin e ideve,dhe shpërblimi i njohurive dhe kontakteve tuaja.
Që nga fillimi i programit Çevening në vitin1983, shumë prej tyre që kanë qenë pjesë e tij janë kthyer në vendet e tyre dhe janë bërë udhëheqës në zona të caktuara. Kam takuar shumë persona dhe jam i impresionuar nga pasioni dhe angazhimi i tyre ndaj asaj që ata po mësojnë dhe po zhvillohen në profesionistë të lartë në fusha të ndryshme. Sot bota është duke u përballur me sfida të ndryshme dhe familja Çevening kontribon drejt shkëmbimit të ideve dhe zgjidhjes së sfidave në nivel global. "

Informacion plotësuese:
Për më shumë informacione mbi kriteret për aplikim në- www.chevening.org/apply.

Informacion për redaktorët:
Bursat Çevening janë pjesë e programit global të bursave të Qeverisë Britanike , financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komonveltit dhe organizatat partnere. Bursat mbështesin studimet në universitetin britanik për studime njëvjeçare të magjistraturës dhe individë që tregojnë potencialin për t'u bërë lider të ardhshëm, vendimmarrës, dhe kreatorë të mendimeve.

Programi Çevening ka ekzistuar që nga viti 1983 dhe ndër vite është zhvilluar në një program ndërkombëtar prestigjoz. Bursistët e Çeveningut vijnë nga- mbi 160 vende dhe territore nga mbarë bota. Në nivel global ka mbi 50,000 bursista, një rrjetë me ndikim dhe me vlera.

Emri "Çevening" vjen nga rezidenca Çevening në Sevenouks Kent , e cila aktualisht është rezidenca zyrtare e përbashkët e Ministrit të Jashtëm Britanik.

Informacion më të hollësishme në www.chevening.org.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook