Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot ka vizituar Shkollën Fillore “Goce Dellçev”, në Komunën e Ilindenit ku ka marrë pjesë në solemnitetin me rastin e inaugurimit të objektit të rinovuar të kësaj shkolle. Në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni z.Pol Vollers dhe z.Stiven Krej, gjeneral major i Gardës Nacionale nga Vermonti.

- Me rinovimin e Shkollës Fillore Goce Dellçev në komunën Ilinden, populli amerikan përmes Gardës nacionale të Vermontit dhe të projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsimim mundësoi që nga ky vit shkollor gjithsej 1029 nxënës, arsimtar dhe pjesa tjetër e personelit shkollor, të kenë kushte më të mira dhe të arrijnë rezultate më të mira në klasat dhe kabinetet e reja të rinovuar. Duke u nisur nga përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për sigurimin e kushteve për arsimim cilësor, Ministria për arsim dhe shkencë, për realizimin e këtij dhe projekteve tjera të përbashkëta, pa ndërprerë bashkëpunon me partnerin tonë strategjik, Ambasadën e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Gardën nacionale të Vermontit dhe Agjencinë amerikane për bashkëpunim dhe zhvillim, theksoi ministri Ademi.

Projekti përfshiu ndryshimin e 62 dritareve të shkatërruara të drurit me alumin, ndërrimin e pesë dyerve hyrës dhe fasadës së jashtme, si dhe ndërhyrjeve tjera me të cilët shkolla me mbi 1 000 nxënës është objekt me efikasitet energjetik.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook