Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 alinea 6 të Ligjit për punonjësit në sektorin publik ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe 143/19) dhe 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 të Ligjit për marrëdhënie të punës („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “nr. 62/05, 106/08, 161/8, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

KONKURS
për marrëdhënie pune me kohë të caktuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

 

Konkursi përfshin punësimin e 1 (një) punonjësi me kohë të caktuar gjatë periudhës sa do të zgjasë mandati i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, për vendin e punës në vazhdim:

1. Këshilltar i posaçëm për politika arsimore në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë; - 1 realizues;

Kandidatët duhet t′i plotësojnë kushtet e veçanta në vazhdim:

• më së paku 240 kredi sipas SETK-së ose të kryer shkallën VII/1 të përgatitjes profesionale arsimore
• njohje aktive të një nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Bashkimin Evropian ( gjuhë angleze, frënge dhe gjuhë gjermane)
• njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë
• së paku 3 vjet përvoje praktike në profesion

Kualifikime të tjera profesionale, aftësi dhe shkathtësi duke përfshirë edhe cilësi personale:

• zgjidhje e problemeve dhe vendimmarrje;
• arritje të rezultateve;
• punë me të tjerët/ punë në ekipe;

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t′i plotësojnë kandidatët:

• shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
• njohje aktive të gjuhës maqedonase,
• të jetë i moshës madhore,
• të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore,
• me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Dëshmitë për plotësimin e kushteve të nevojshme të jenë origjinal ose kopje të vërtetuara në noter

1. Certifikatë të nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
2. Dëshmi për gjendjen e përgjithshme shëndetësore
3. Dëshmi se me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës
4. Certifikatë/ Diplomë për shkallën e kryer të arsimit
5. Dëshmi për njohjen e një nga tre gjuhët me shpesh të përdorura në Bashkimin Evropian ( gjuhë angleze, frënge dhe gjermane)
6. Dëshmi për njohjen e punës me kompjuter për punë në zyrë,
7. Vërtetim për përvojën e punës
8. Biografi

Orari ditor i punës (7:30/8:30-15:30/16:30), 8 orë pune në ditë - nga e hëna deri të premten, paga bazë 36.881,00 denarë.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 3 (tre) ditë pune nga dita e shpalljes së Konkursit në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afat prej 45/90/120 ditëve pas përfundimit të afatit për aplikim në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune

Dokumentet e nevojshme dorëzohen në zarf të mbyllur me shënim “ Të mos hapet”, në adresën në vazhdim:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Njësia për menaxhim me resurset njerëzor
Bul. Shën „Kirili dhe Metodi “ 54 shkup
(me shënim “për konkurs ”)
Shkup

Në anën e kundërt të zarfit të shënohet numri rendor i vendit të punës për të cilin aplikohet, me shpënim “ Të mos hapet”,

Fletëaplikimi i pa kompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës