Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi sot ka vizituar Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ku ka realizuar takim me rektorin, prof.dr. Zamir Dika dhe Bordin e  Senatit të këtij universiteti. Tridhjetë milion denar do t’i ndahen Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë nga buxheti i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dedikuar për mbështetjen e arsimimit të lartë për vitin 2015, deklaroi ministri Ademi pas takimit me kreun e UEJL-së.

Ai udhëheqësisë së këtij universiteti iu uroi vitin e ri akademik 2014/2015 dhe njëherit theksoi se qëllimi i vizitës është që të vendoset një partneritet më substancial në mes MASH dhe të UEJL-së.

“UEJL ka një status të institucionit publiko - privat dhe me këtë na obligon si Ministri dhe si Qeveri që të kemi edhe raporte të veçanta me këtë universitet. Qëllimi im si ministër është që këtë universitet ta trajtojmë në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë me të gjitha instucionet publike të arsimit të lartë në RM, sepse konsiderojmë se ky universitet është institucion i cili është i ngritur me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, por, gjithashtu ka kontributin edhe të stafit akademik dhe komunitetit lokal ose nacional këtu në Republikën e Maqedonisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë ndarë mjete financiare për të përkrahur financiarisht UEJL dhe në buxhetin e vitit 2015 janë ndarë 30 milion denarë që ndoshta mund të jenë simbolike, por, akti është më i rëndësishëm dhe besoj që në partneritet e udhëheqësin e UEJL-së do të krijojm kushte dhe kapacitete të tilla që kjo sasi e mjeteve financiare viteve në vijim edhe të dyfishohet dhe të trefishohet”, theksoi ministri Abdilaqim Ademi.

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore prof.dr. Zamir Dika vuri në dukje se ndihma nga ministria do të shfrytëzohet për vazhdimin e misionit të universitetit.

- Mbështetja nga shteti është shenjë se vlerësohet puna dhe vizioni ynë për mbështetjen e kualitetit të arsimimit të lartë dhe të ngritjes të standardeve dhe shpresoj se ne do të japim edhe kontributin tonë si pjesë dhe faktor për zhvillimin e arsimit të lartë në Maqedoni, tha rektori Dika.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook