Zëvendës ministri për arsim dhe shkencë Spiro Ristovski, sot morri pjesë në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Duke iu dëshiruar sukses studimeve të 3.300 studentëve të rijnë, Ristovski theksoi që është kënaqësi të marrë pjesë në orën e parë akademike në njërin nga universitetet me rritje më të shpejtë në vend. Midis tjerash shtoi se edhe përkundër asaj që është universiteti më i ri, UGD gjendet në vendin e dytë në rangimin e fundit nacional të zbatuar nga Universiteti Xhiao Tong i Shangajit nga Republika Popullore e Kinës.

„Bëhet fjalë për Universitet i cili ka vendosur kontinuitet në përcjelljen e trendeve arsimore botërore dhe të njohjes së nevojave si bazë për implementimin e risive, programeve studimore të aplikuara nga ky vit. Universiteti disponon me kuadër arsimor-shkencor dhe hulumtues i cili duke  investuar në mbarë potencialin e vetë, njohuritë e begatshme dhe përvojën, aktualisht punon me mbi 20.000 student që e njohën ardhmërinë e vetë pikërisht këtu, kurse deri tani iu ndihmuan edhe 3.060 studentëve t’i formalizojnë studimet deri në diplomim, 366 të magjistrojnë kurse 10 të doktorojnë. Nuk dyshoj se edhe gjeneratat e reja të studentëve do të marrin njohuri cilësore gjatë studimit dhe të veprimtarisë akademike, të cilët së pari do t’i verifikojnë përmes angazhimit përkatës punues”, tha Ristovski.

Ristovski shtoi se edhe më tutje do të vazhdojë mbështetja nga shteti dhe nga institucionet për mundësi më të mira arsimore. Kjo realizohet përmes përmirësimit të përgjithshëm të kushteve infrastrukturore, përgatitjen e programeve të reja, ofertën e llojeve të reja të bursës, qasje  në literaturë më të mirë dhe më të renomuar profesionale shkencore botërore, furnizimin e punimeve të reja laboratorike dhe subvencionimin e punimeve shkencore-hulumtuese.  

Rektori Sasha Mitrev theksoi se ky vit akademik Universiteti i Shtipit e regjistroi gjeneratën e tetë të studentëve, kuadro të ardhshëm profesional dhe kompetent në fushën mjekësore, bioteknike, teknike, të shkencave dhe arteve natyrore.
Ristovski bashkë me Mitrevin sot solemnisht e hapën edhe rektoratin e ri të universitetit, i cili gjendet në shkollën e Goce Dellçevit në Novo Sellë të Shtipit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook