Prej këtu duhet të dalin kuadro të cilët do të jenë konkurrent jo vetëm ndërmjet tyre dhe bashkatdhetarëve të tyre, por edhe me të gjithë qytetarët në vend dhe jashtë tij. Ne do të kemi disa projekte konkrete për Universitetin Shtetëror në Tetovë, për zhvillimin e tij dhe paraqitjen cilësore. Jemi në proces të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ngritjen e kampusit universitar në Shkup ku do të ndërtojmë objekt të ri për nevojat e fakulteteve të Universitetit në Shkup dhe për nevojat e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni, theksoi para studentëve ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, i cili bashkë me rektorin e Universitetit shtetëror në Tetovë Vullnet Ameti morën pjesë në solemnitetin me të cilin u shënua fillimi i vitit akademik mësimor 2014/2015.

Për ministrin Ademi, kualiteti i arsimimit në USHT dhe përmirësimi i tij nuk është vetëm ligjor, por edhe obligim kombëtar.

- Do të hapim, theksoi ministri Ademi, tre fakultete të reja në kuadër të USHT-së, Fakultetin pedagogjik, Fakultetin për bujqësi dhe Fakultetin për teknologji dhe gjeoshkencë, duke shtuar se po bëhen përpjekje për profesor me përvoja më të mira botërore të punësuar në universitete botërore të munden të kontraktojnë marrëdhënie pune dhe të ligjërojnë në universitet, si dhe të jenë mentor të studentëve në studimet e tyre post diplomike.

Ministri Ademi, iu dëshiroi sukses edhe studentëve në Fakultetin teknologjik-metalurgjik, pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”.

- Prej sot ju jeni pjesë e institucionit arsimor i cili ka traditë pesë dekadëshe dhe i cili ka portfolio të pasur në hulumtime të suksesshme, projekte shkencore-hulumtuese dhe alumna. Nxitja e juaj kryesore do të jetë të dini me mençuri dhe në mënyrë aktive ta shfrytëzoni të gjithë njohurinë e akumuluar dhe përvojën e profesorëve dhe asistentëve, por edhe të gjitha mundësitë për bursë, praktikë dhe rindërtimin profesional të cilat ky fakultet i siguron përmes bashkëpunimit me institucione të jashtme dhe kompani të renomuara, tha para studentëve ministri Ademi, duke theksuar se mbështetja e studentëve në Fakultetin teknologjik - metalurgjik do të vazhdojë edhe sivjet, me atë që Ministria për arsim dhe shkencë sërish do të ndajë 25 bursa brucoshëve me sukses më të mirë.
Si ministër për arsim dhe shkencë, theksoi ministri Ademi Ju dëshirojë shumë sukses në procesin arsimor të cilin e keni zgjedhur, Ju rekomandoj të mësoni që të dini, e jo që të merrni diploma.

- Shfrytëzojeni kohën, resurset dhe të gjithë potencialin tuaj të fitoni shkathtësi të pranueshme, të jeni kureshtar, hulumtoni dhe përcillni ndryshimet në industri, tha në fjalimin para studentëve ministri Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook