MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS 

Shërbimi Pedagogjik

Në bazë të nenit 16 paragrafi 1 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillore dhe të mesëm ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14,146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik, publikon:

SHPALLJE PUBLIKE
për recensentë të teksteve shkollore

1. Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup.
2. Publikohet: Shpallje publike për recensentë për lëndët:
- Arsimi qytetarë për klasën e VIII-të arsim fillor nëntëvjeçar,
- Arsimi qytetarë për klasën e IX-të arsim fillor nëntëvjeçar
3. Kandidatët për recensentë duhet t'i plotësojnë kushtet në vijim:
- të jenë mësimdhënës të fakulteteve mësimore për lëndën mësimore për të cilën dedikohet teksti shkollor dhe së paku 10 vite përvojë pune në arsim dhe
- të jenë mësimdhënës në fillore përkatësishtë në shkollë të mesëm për lëndën mësimore për të cilin dedikohet teksti shkollor dhe së paku 10 vite përvojë pune në arsim .

Kandidatët e interesuar Fletëaplikimit duhet t′i bashkangjesin:

- certifikatë ose diplomë për kryerjen e arsimit përkatës, origjinal ose të vërtetuar në noter ( kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar në Republikën e Maqedonisë),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
- dëshmi për regjistrimin e të dhënave në Evidencën Amëz nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidorë të Maqedonisë
Fletëaplikimi mund të shkarkohet www.mon.gov.mk ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup
Fletëaplikimi i plotësuar me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik , Rr. Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është deri më 06.05.2019
Fletëaplikimet e pakompletuara ose të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Fletëaplikim