Në bazë të nenit 34 të Ligjit për arsim fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014,10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/18 dhe Rregullores mbi menyrën dhe kriteret e organizimit dhe realizimit të garave të nxënësve në lëndë të ndryshme në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin fillor, nr. 19-2252/1 prej 05.03.2013 dhe nr. 20-2929/1 prej 02.03.2017 Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon


Konkurs
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Konkurs për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore.

Në këtë konkurs të drejtë pjesëmarrjeje kanë shoqatat e mësimdhënësve, të cilët janë të regjistruar si shoqata të paktën tre vjet deri në ditën kur parashtrojnë Kërkesë për organizimin e garave.

Me parashtrimin e Formularit Kërkesë për akreditimin e , shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore duhet të dorëzojnë:

1.Dokument për veprimtarinë e regjistruar e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
2.Gjendja aktuale e shoqatës e lëshuar nga Regjistri Qendror;
3. Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave të shoqatës të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
4.Statusi i Shoqatës së mësimdhënësve;
5. Rregullore për organizimin e garave;
6. Kalendar tre-vjeçar për realizimin e garave për nxënësit e shkollave fillore ku do të përfshihen lëndët mësimore, periudha kohore e realizimit të garës dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e secilës prej garave.
Shoqatat e interesuara dokumentacioni i të cilëve nuk do të jetë i kompletuar ose i dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Lidhje e Shoqatave në lëndë të veçantë për një periudhë tre vjeçare, duke llogaritur nga data e lëshimit të Aktvendimit për akreditim.
Shoqatat e përzgjedhura të mësimdhënësve, ose Lidhjet e shoqatave me Rregullore për organizimin e garave do të përcaktojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do t′i organizojnë përmes mësimdhënësve të cilët zhvillojnë mësim në lëndët mësimore të veçanta, të ngjashme ose të fushës së shkencës ku përket lënda mësimore si dhe të sigurojë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në të gjitha gjuhët, me përjashtim të garave nga : gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë turke, gjuhë serbe, dhe gjuhë boshnjake.
Shoqata e mësimdhënësve ose Lidhja e shoqatave mund të lëshojë vetëm një diplomë për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë për nxënësin i cili ka marrë pjesë në gara shtetërore për një lëndë të caktuar, mësimdhënësit - mentorit , mirënjohje ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë Certifikatë për pjesëmarrje në gara.
Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve për lëndët mësimore të arsimit fillor:

- Gjuhë shqipe,
- Gjuhë turke ,
- Gjuhë serbe,
- Gjuhë boshnjake,
- Gjuhë ruse ,
- Gjuhë italiane ,
- Arsim figurativ,
- Arsim teknik,
- Shoqëri,
- Histori,
- Etikë,
- Arsimi qytetar,
- Inovacione
- Arsim fizikë dhe shëndetësor, ,
- Gjuhë dhe kulturë vllehe,
- Gjuhë dhe kulturë rome,
- Gjuhë dhe kulturë boshnjake,
- Etika e religjioneve ,
- Njohje e religjioneve ,
- Kulturë klasike në civilizimin evropian.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga data e publikimit të këtij Konkursi në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose në adresën në vazhdim “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook