Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se janë përzgjedhur shkollat, të cilave do t’u ndahen certifikatat për “Shkollën më të sigurt dhe më të pastër për vitin shkollor 2017/2018”. Paraprakisht, MASH shpalli thirrje publike për përzgjedhjen e “Shkollës më të sigurt dhe më të pastër” me nr. 12-14904/1 të datës 14 dhjetor 2017 dhe e njëjta u publikua edhe në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këtë Thirrje Publike aplikuan gjithsej 15 shkolla, nga të cilat 11 shkolla fillore dhe 4 shkolla të mesme.

Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrës për Arsimin e Mesëm dhe Trajnim dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas shqyrtimit të aplikacioneve të pranuara dhe pas këqyrjes në ambientet e vetë shkollave i përzgjodhën fituesit, si vijon:

-          në kategorinë e shkollave të mesme:

SHMK “Gjorçe Petrov” nga komuna e Kriva Pallankës – vendi i parë

SHMQSH Gjimnazi “Pançe Arsovski” nga Shkupi – vendi i dytë

SHMQSH “Vllado Tasevski” nga Shkupi – vendi i tretë

-          në kategorinë e shkollave fillore:

SHFK “Dane Krapçev” nga Komuna e Gazi Babës – vendi i parë

SHFK “Koço Racin” nga Komuna Petrovec – vendi i dytë

SHFK “Naum Ohrdiski” nga fshati Bullaçani, komuna e Gazi Babës – vendi i tretë

Në Thirrjen Publike dorëzuan aplikacione 15 shkolla fillore dhe të mesme të Republikës së Maqedonisë, respektivisht 11 shkolla fillore dhe 4 shkolla të mesme. Komisioni ka konstatuar se tre shkolla nuk kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt, edhe atë: SHFK “Shemshovë”, f. Shemshovë – Komuna e Jegunovcit, SHFK “Rajko Zhinzifov” f. Orizare – Komuna e Velesit dhe SHFK “Video Podgorec”, f. Koleshino – Komuna e Novo Sellës.

Shkollat që dorëzuan dokumentacion të rregullt, në përputhje me kriteret për shkollë më të pastër dhe me të sigurt, dhe që hynë në rrethin më të ngushtë për shqyrtim nga ana e Komisionit, janë shkollat fillore dhe të mesme në vijim: 1. SHFK “25 Maji” – Komuna e Gazi Babës, 2. SHFK “Tosho Vellkov – Pepeto” – Komuna e Kavadarcit, 3. SHFK “Koço Racin” – Komuna e Petrovecit, 4. SHFK “ Joakim Kërçovski” – Komuna e Kriva Pallankës, 5. SHFK “Kërste Misirkov” – Komuna e Gazi Babës, 6. SHFK “ Dane Krapçev” – Komuna e Gazi Babës, 7. SHFK “Said Najdeni” – Komuna e Dibrës, 8. SHFK “Naum Ohridski” – f. Bullaçani në Komunën e Gazi Babës, 9. SHMQSH “Vllado Tasevski” – Qyteti i Shkupit, 10. SHMQSH Gjimnazi “Pançe Arsovski” – Qyteti i Shkupit, 11. SHMQ “Gjorçe Petrov” – Komuna e Kriva Pallankës dhe 12. SHMQ “Kosta Susinov” – Komuna e Radovishit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook