Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Grupit Ndërsektorial të Punës për monitorimin e gjendjes lidhur me cilësinë e ajrit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2018/2019 fillon nesër, më dt. 23 janar 2019, edhe atë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme publike dhe private në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë.