Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2018/2019

Në bazë të nenit 49 paragrafi 5 të Ligjit për standard të studentëve ( “ Gazetar Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14,146/15, 30/16, 178/16 dhe 64/18) dhe Aktvendimit për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për studentë të rregullt rom të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2018/2019 nr. 23-15688/1 prej 28.12.2018, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS

për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2018/2019

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2018/2019 do të ndajë gjithsej 130 bursa për studentë të rregullt rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë


I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË ROM

Të drejtë burse kanë studentët të regjistruar në ciklin e parë të studimeve të cilët studiojnë në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome;

2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;

3. Të mos jenë  shfrytëzues  të bursës nga institucionet/entet  ose kompanitë tjera ;

II. KRITERET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ROM
Bursat për studentët Rom do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:
1. Suksesi mesatar i kandidatit prej katër viteve nga arsimi i mesëm për studentët të regjistruar në vitin e parë të studimeve;
2. Suksesi mesatar nga viti paraprak i vitit studimor për studentët të cilët studiojnë në vitet tjera;
3. Të jenë studentë të rregullt në njërin nga fakultetet publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2018/2019;
4. Prioritet gjatë selektimit  do të kenë studentët   Rom të cilët studiojnë në fakultete publike dhe private në Republikën e Maqedonisë të cilët edukojnë  kuadër arsimor.

Studentët të cilët në vitin studimor 2017/2018 ishin shfrytëzues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa nuk kanë regjistruar semestrin e ardhshëm ose vitn studimor nuk kanë të drejtën e bursës për vitin akademik 2018/2019

III. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 5,000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë një viti studimor.

IV. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Kandidatët  të cilët kanë konkurruar  në Konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 03.02.2019 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim

A)  Për studentët e  regjistruar në vitin e I-rë studimor nevojiten dokumentet  në vazhdim:

1.Kërkesë për bursë për studentë Rom;

2. Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom;

3.  Vërtetim - studentë i  rregullt në vitin studimor 2018/2019;
4.  Kopje të dëftesave nga 4 vitet e arsimit të mesëm të vërtetuara në noter;
5. Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome;
6. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;
7. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
8. Kopje të Certifikatës së shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
9. Kopje të Llogarisë rrjedhëse në emër të studentit.

B). Për studentët e viteve tjera studimore, janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:

1.Kërkesëpër bursë për studentë Rom);
2. Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom ;
3. Vërtetim - studentë i rregullt në vitin studimor 2018/2019;
4. Kopje e Indexit;
5. Certifikat për provimet e dhëna ( origjinal ose kopje të vërtetuar në noter);
6.Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome;
7.Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;
8.Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrsisë së Arsimit dhe Shkencës;
9. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
10. Kopje e Llogarisë rrjedhëse në emër të studentit.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet dhe i njëjti nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët kanë aplikuar në Konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook