Për shkak të ndotjes së vazhdueshme të ajrit, si dhe parashikimeve meteorologjike për ditët në vijim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar masë urgjente për vazhdimin e kohëzgjatjes së pushimit dimëror.

Ky Vendim u referohet të gjithëve nxënësve të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë, dhe i njëjti është miratuar pas koordinimit urgjent të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Vazhdimi i kohëzgjatjes së pushimit dimëror për të gjithë nxënësit do të zgjasë për dy ditë, deri ditën e martë, më 22 janar të vitit 2019. Shkollat do të jenë në funksion, ndërsa nxënësit nuk do të ndjekin mësimet në periudhën e lartpërmendur.

Gjatë kësaj periudhe, Qeveria do të monitorojë situatën, në bazë të së cilës dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të vendosë për kohëzgjatjen e vazhdimit të pushimit dimëror.

 
   

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook