Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi të hënën (24.12.2018) drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me Rekomandimin që mësimdhënësit dhe të punësuarit e tjerë në shkolla, të lirohen nga puna gjatë periudhës prej 02.01.2019 deri më 11.01.2019, me qëllim që të ulen shpenzimet për ngrohjen e ndërtesave shkollore.

Në rekomandimin e nënshkruar nga ministri dr. Arbër Ademi thuhet: Ministria e Arsimit dhe Shkencës u rekomandon drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në vend, që në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm të mos organizojnë aktivitete pune për mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe stafin administrativ, në përjashtim të personelit teknik të nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollës, gjatë periudhës prej 02.01.2019 deri 11.01.2019, kur shfrytëzohen ditët e pushit dimror.

Ky rekomandim ka për qëllim zvogëlimin e shpenzimeve për ngrohjen e ndërtesave shkollore në periudhën e përmendur, shpjegohet në rekomandimin që u është dorëzuar të gjitha shkollave fillore dhe të mesme.