Konkurs për pjesëmarrjen e institucioneve të larta arsimore në rrjetën CEEPUS për vitin akademik 2019/2020

Programi Qendror Evropian për shkëmbim në sferën e studimeve universitare

(CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) publikon:

KONKURS

për pjesëmarrjen e institucioneve të larta arsimore në rrjetën CEEPUS për vitin akademik 2019/2020

Republika e Maqedonisë si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë në kuadër të programit të shkëmbimit të Evropës Qendrore në sferën e studimeve universitare (CEEPUS III - Central European Exchange Program for University Studies ju mundëson institucioneve të larta arsimore të marrin pjesë , si koordinator ose partnerë në, rrjetet universitare CEEPUS III nga sfera të ndryshme. Rrjeti CEEPUS përbëhet prej më së paku tre anëtarëve të CEEPUS programit , ku njëri anëtarë ka rolin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorë dhe partner të rrjetit mund të jenë institucionet e larta arsimore dhe anëtarët e tyre shoqërues.

Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve, kuadrit mësimor si dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programit të përbashkët që çojnë drejtë diplomave të përbashkëta (Joint degree).

Mënyra e vetme për aplikim është aplikimi online në www.ceepus.info

Afati i fundit për aplikim është  15 Janar 2019.


Për informacione më të hollësishme mund të drejtoheni në zyrat CEEPUS pranë Ministrisë së Arsimit , në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose në e-mail:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kushtet për pjesëmarrje në rrjetet CEEPUS

Informacionet më të hollësishme për mënyrën e aplikimit: https://www.ceepus.info/files/ceepus3/What_is_new_app_round.pdf