Njoftim për dorëzimin e dokumenteve

            për dhënjen e provimit profesional në afatin e vjeshtës për vitin 2018 (arsimi fillor).

 

Në bazë të nenit 85 të Ligjit për Arsimin Fillor("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë"
no.103 / 2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/2018) dhe në bazë të nenit 3 dhe 6 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e dhënies së provimit profesional për mësues, mësimdhënës, bashkëpunëtor profesional dhe edukator në shkollë fillore ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/96), praktikantët në shkollat fillore dhe të mesme të cilët kanë përfunduar stazhin e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional duhet të dorëzojnë Fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional jo më vonë se më datën 28.12. 2018( e premte ), ku dorëzojnë edhe dokumentet në vazhdim:

1. Vërtetim për përfundimin e stazhit të praktikantit në shkollë në kohëzgjatje prej një viti ku duhet të shënohet periudha kur është realizuar stazhi i praktikantit, të vërtetuar me numër arkivi të shkollës ku është realizuar stazhi i praktikantit.

2. Mendim nga mentori për punën e praktikantëve gjatë realizimit të praktikës, vërtetuar me arkivin e shkollës ku është realizuar praktika praktike.

3.Mendimi nga organi më i lartë I profesionalëve të shkollës ,në të cilën është i punësuar për edukimin arsimor, të vërtetuar me numrin arkiv të shkollës ku është realizuar praktika.

Shkolla ku punon praktikanti kontrollon se kur I trajnuari e jep provimin (së pari her, sëi dyti, etj.) dhe të njejtën gjë të theksojë sipas mendimit të këshillit të mësimorë

4. Raport nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidorë të Republikës së Maqedonisë për përvojën e punës të praktikantit në kohëzgjatje prej një viti kalendarik.

5. Punim me shkrim ( në dy ekzemplarë). Temën e zgjedhur për punim me shkrim praktikanti duhet ta hulumtojë dhe përgatitë nga puna praktike në bazë të programit të tyre të drejtpërdrejtë mësimor në lëmin më të ngushtë profesionale të praktikantit. Për praktikantët e shkollave fillore dhe të mesme publike të cilët mësimin e realizojnë në gjuhën e bashkësive, një ekzemplarë i punimit me shkrim të dorëzohet në gjuhën e bashkësisë përkatëse dhe një ekzemplarë në gjuhën maqedonase.
6. Kopje të Diplomës ose Certifikatë për përfundimin e arsimimit përkatës ( nuk duhet të vërtetohet në noter).
7. Kopje të Certifikatës për dhënien e provimeve pedagogjike - psikologjike dhe metodike në universitet të akredituar ( vetëm për praktikantët të cilëve u është i nevojshëm sipas normativit për kuadër arsimor nga programi mësimor). ( nuk duhet të jetë i vërtetuar në noter)
8. Ekzemplarë të fletëpagesës për mjetet e paguara për dhënien e provimit profesional. ( fletëpagesa origjinal).

Gjithashtu,në aplikimin për marrjen e provimit professional praktikantët nga shkollat fillore
 të shenojnë klasën në të cilën ata japin mësim.

NË APLIKIM ËSHTË E OBLIGUESHME TË SHËNOHET NUMRI I TELEFONIT DHE ADRESA E-MAIL E PRAKTIKANTIT

. Kandidatët për dhënien e provimit profesional të punësuar në shkollë fillore ( bëjnë pagesën në vlerë prej 1.600,00 ( Një mijë e gjashtëqind) denarë në fletëpagesë të plotësuar në këtë mënyrë:
- Qëllimi i pagesës: Pagesa për provimet profesionale për praktikantët në arsimin fillor, afati i vjeshtës 2018;
-Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Banka e pranuesit: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë
- Xhiro llogaria: 100000000063095;
- Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor : 1600100329-787-60;

- Shifra hyrëse: 723013 dhe
- Programi 20. –

9. Në bazë të nenit 85 paragrafi 12 dhe 13 të Ligjit për Arsimin Fillor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6 / 12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/2017 dhe 64/2018) , dhe pas dorëzimit të dokumenteve , kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet para dhënies së provimit profesional, , duhet t'i nënshtrohen testit psikologjik, përkatësisht vlerësimin e karakteristikave, për të cilën është e nevojshme të paguhen fonde në shumë prej 3.000 (tre mijë) denarë në një fletëpagesë të plotësuar si më poshtë:

Qëllimi i pagesës: Kalimi i testit psikologjik të karakteristikave të personalitetit të mësimdhënësve, afati i vjeshtës 2018;
- Emri i pranuesit: "SPRINT SOLUTIONS DOOEL Shkup";
- Banka e pranuesit: Banka Komerciale AD Shkup;
- Llogaria e transaksionit: 300000004204889

Për personat të cilët:

- nuk i plotësojnë kushtet për mësimdhënës,
- nuk kanë mbushur një vit nga stazhi i praktikantit, ose
- nuk kanë realizuar programin mësimor sipas normativit për kuadër mësimor, nuk duhet të dorëzojnë dokumentet për dhënien e provimit profesional.


Fletëparaqitja me dokumentet e kompletuara dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54, 1000 Shkup

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook