Konkurs për arsimim falas brenda kuotës shtetërore në institucionet më të mira në arsimin e lartë dhe të mesëm profesional të Federatës Ruse

Konkurs për arsimim falas brenda kuotës shtetërore në institucionet më të mira në arsimin e lartë dhe të mesëm profesional të Federatës Ruse

Arsimimi falas është në dispozicion në nivelet e mëposhtme:

.arsimi i mesëm profesional, cikli i parë, studimet universitare ("diplomë universiteti");
  
. cikli i dytë, studimet pasdiplomike ("diplomë masteri");
 .cikli i tretë, studimet e doktoraturës ("studimet pasdiplomike");
 . "Specialitet" (cikli i parë + cikli i dytë: arsimi i integruar për 5-6 vite për disa drejtime, zakonisht për mjekësi);
 . "Rezidencë" (drejtime mjekësore pasdiplomike, rezidencë);
 .arsim profesional shtesë (kurse të avancuara të trajnimit në fusha të ndryshme).

Për kandidatët që nuk flasin rusisht është siguruar trajnim vjetor në fakultetin përgatitor (pa pagesë).

Kandidatët që kanë kaluar me sukses garën (intervistën), do të kenë të drejtë të studiojnë në një nga gjashtë universitetet e përmendura në pyetësorin e tij.
  Do të jetë falas vetëm shkollim dhe viza për të hyrë në Rusi. Shpenzimet tjera (udhëtimi, akomodimi, ushqimi, udhëtimi, sigurimi shëndetësor, shpenzimet e jetesës etj.) janë barrë e vetë kandidatit.

Për të marrë pjesë në garë, duhet të regjistroheni në portalin https://russia.study/, të plotësoni pyetësorin komplet dhe të vendosni të gjitha dokumentet e nevojshme (origjinalet në gjuhën maqedonase dhe përkthimi i tyre i certifikuar zyrtarisht në gjuhën ruse). Dosja e kompletuar duhet të jetë gati deri më 1 shkurt 2019.

Kandidati mundë të zgjedhë drejtimin e studimit deri në gjashtë universitete që ofrojnë program të përshtatshëm (kërkim i rehatshëm për programet arsimore dhe organizatat është në dispozicion në portalin http://www.russia-edu.ru/).Duhet të keni parasysh që në pyetësor nuk mund të specifikoni më shumë se dy universitete në çdo qark federal të Rusisë (lista e rretheve federale https://en.wikipedia.org/wiki/Federal_ districts_of_Russia /). Nëse njohja e gjuhës ruse nuk mjafton për një studim të suksesshëm në Federatën Ruse, është e nevojshme të zgjidhet më tej "fakulteti përgatitor"(trajnimi do të jetë gjithashtu falas dhe mund të mbahet në një universitet tjetër ose në një qytet tjetër).

Ata kandidatë që plotësojnë kompletë pyetësorin,që sigurojnë të gjitha dokumentet e nevojshme me përkthim në gjuhën ruse do të marrin ftesë për intervistë. Ajo do të kryhet nga komisioni i formuar nga bashkëpunëtorët e zyrës së përfaqësimit Rossotrudnichestvo dhe Ambasadën e Rusisë në Maqedoni Për disa drejtime (kryesisht kreative ) kandidatët si shtesë do të kenë teste të hyrjes në Rusi. Informacioni për këtë është dhënë gjatë zgjedhjes së universiteteve.

           Qytetarët që kanë kaluar me sukses intervistën marrin pjesë në fazën e dytë të zgjedhjes. Universitetet fitojnë qasje në listën e kandidatëve dhe dosjet e tyre dhe zgjedhin studentët më të mirë për vete.

         Rezultatet e zgjedhjes do të jenë në dispozicion në ueb faqen të Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Federatës Ruse
http://www.russia-edu.ru/.

         Të keni parasysh se institucionet arsimore të Federatës Ruse ofrojnë kushte të ndryshme për të qëndruar dhe për të jetuar studentët. Konviktet e studentëve kanë çmime të ndryshme. Viti shkollor mund të fillojë në kohë të ndryshme. Kandidatët duhet të marrin në mënyrë të pavarur këtë informacion nga universitetet e zgjedhura. Kontaktet e institucioneve arsimore janë në dispozicion në linkun: http://www.russia-edu.ru/.

Dokumentet që do të dorëzohen Studimi në Rusi.janë :

1. Pyetësori i plotësuar; komplet

3. Kopjet e certifikatave arsimore. Nxënësit duhet të ofrojnë certifikata për 4 vitet e fundit të studimit në shkollë të mesme.

4. Certifikata mjekësore për mungesën e kundërindikacioneve për studim në Rusi;

5. Çertifikata mjekësore për mungesën e virusit shkaku i mungesës së imunitetit njerëzor (HIV) dhe SIDA;

6. Vetëm studimet pasdiplomike: listën e botimeve shkencore të botuara dhe përmbledhje të temave relevante për fushën e zgjedhur të studimit.

Dokumentet konfirmojnë arritjet personale të kandidatit (diplomat, çmimet, etj) gjithashtu mund të vendosni sistemin ("Dokumentet e tjera"). Kjo është zgjedhja juaj,por mund të të arrijë sukses për të marrë një vend në universitet më të mirë.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera zyrtarisht në rusisht. Dokumentet maqedonase dhe kopjet e tyre të përkthyera duhet të vendosen në sistem.

Nëse është e nevojshme, Ministria e Shkencës dhe e Arsimit të Lartë të Federatës Ruse do të kërkojë dokumente shtesë nga kandidatët.

Faqja e aplikimit: https://russia.study/.

Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni zyrën përfaqësuese të Rossotrudnichestvo në Republikën e Maqedonisë me e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

.gov.ru.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook