NJOFTIM
"Shkollat takohen me kompanitë" - një projekt i ri për promovimin e trajnimit praktik të nxënësve nga shkollat e mesme profesionale
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi sot mori pjesë në promovimin e projektit të ri rajonal,në të cilën përveç Maqedonisë, marrin pjesë Shqipëria dhe Kosova, qëllimi i së cilës është lidhja e shkollave të mesme profesionale me kompanitë për të përmirësuar cilësinë e trajnimit praktik për nxënësit dhe t'u mundësojë atyre të fitojnë aftësi specifike të cilët aktualisht i kërkojnë punëdhënësit.
Duke ju drejtuar audiencës, ministri Ademi theksoi se ai jep mbështetje të fuqishme për zbatimin e projektit për dy arsye.
"Së pari, qëllimi i projektit është tërësishtë plotësues me prioritetet strategjike të qeverisë për zhvillimin e sistemit të përgjithshëm arsimor kombëtar me fokus të veçantë në arsimin e mesëm profesional dhe trajnimin Dhe së dyti, sepse besoj në suksesin e projektit,
e cila përveç rritjes së unitetit dhe përpjekjeve të institucioneve arsimore vendore,shkollave dhe komunitetit të biznesit, krijon një mundësi për Maqedoninë që të dëgjojë dhe të ndërmarrë përvojat pozitive të Shqipërisë dhe Kosovës,por edhe Austrija që është financuesi i projektit dhe një shembull që ndjek vendi ynë në pjesën e prezantimit të konceptit të arsimit të mesëm profesional të dyfishtë, "tha Ademi.
Duke iu referuar asaj që Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka bërë për promovimin e arsimit të mesëm profesional, deri më tani, ka thënë se në të ardhmen ka gjithnjë e më shumë aktivitete më të mëdha,dhe projekte të tilla si "Shkollat takohen me kompanitë" janë një plotësim i madh i politikave në atë pjesë,duke shtuar se kapacitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë plotësisht në dispozicion për zbatimin e këtij projekti.