Konkurs - bursa për qëndrime të shkurta studimore në Britani të Madhe për vitin 2019

 

Fondi Britanik për bursë – British Scholarship Trust për vitin 2019 për hulumtues të rinjë nga Republika e Maqedonisë ndan 6 bursa për qëndrime të shkurta studimore ( nga 1 deri në 3 muaj) në institucionet përkatëse të larta arsimore dhe institucionet shkencore hulumtuese në Britani të Madhe.

Bursa është 900 funta në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1000 funta në muaj për universitetet në Londër, për mbulimin e shpenzimeve për akomodim dhe ushqim. Shpenzimet e udhëtimit janë barrë e kandidatit.

Kushtet për konkurrim:

- Studime universitare akademike të përfunduara të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8,00
- Njohjen e gjuhës angleze;
- Të mos jenë mbi 30 vjeç;
- Të sigurojnë pëlqim nga institucioni përkatës nga Britania e Madhe për realizimin e qëndrimit studimor

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim

1. Lutje - adresa e vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefoni;
2. Biografi (CV);
3. Propozim program për hulumtim, , një faqe, formati A4;
4. Pëlqim nga institucioni në Britani të Madhe për pranimin e qëndrimit studimor ;

5. Kopje të diplomës për arsimin e kryer;

6. Dy rekomandime nga profesorë universitarë ose hulumtues, në zarfe të mbyllura;

7. Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze ( TOEFEL, IELTS etj), dhe

8. Formular të plotësuar ( nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi

Fletëparaqitjen e plotësuar dhe dokumentet e nevojshme (në gjuhën angleze), duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në adresën: Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” , nr. 54-1000 Shkup, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është 15 mars 2019.

Informacionet më të hollësishme gjenden në britishscholarshiptrust.org ose në Ministri, në zyrën nr. 1410 ose në tel: 02 3140-185 ose në e-mail adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.,Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook