Konkurs për ndarjen e bursave në pesë ketegori për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë në vitin shkollor 2018/2019

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizmin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore ("Gazeta zyrtare" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), neni 54 paragrafi 3 të Ligjit për standard të nxënësve ("Gazeta Zyrtare" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16, ndërsa në përputhje me vendimin për përcaktimin e numrit të bursave dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë në vitin shkollor 2018/2019 ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 165/18) dhe Aktvendimit për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit rom të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/19 nr. 23-13821/1 prej 21.11.2018 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall

KONKURS

për ndarjen e bursave në pesë kategori për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe vitin e katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2018/2019 do të ndajë 880 ( tetëqind e tetëdhjetë) bursa në pesë kategori për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë

I. I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE


Në vitin shkollor 2018/2019 do të ndahen gjithësej 880 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në pesë kategori edhe atë:

1. Në kategorinë e parë ndahen 200 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në vitin shkollor 2018/2019 në vlerë prej 2.200,00 denarë në muaj për nxënës të cilët kanë arritur notë mesatare prej 4.50 deri 5.00 në vitin e fundit shkollor:

2. Në kategorinë e dytë ndahen 320 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në vitin shkollor 2018/2019 në vlerë prej1.500,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur notë mestare prej 3.50 - 4.49 në vitin e fundit shkollor:

3. Në kategorinë e tretë ndahen 160 bursa bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në vitin shkollor 2018/2019 në vlerë prej 1.000,00 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë arritur notë mesatare prej 3.00 - 3.49 në vitin e fuindit shkollor:

4. Në kategorinë e katërt ndahen 50 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në vitin shkollor 2018/2019 në vlerë prej1.000,00 denarë në muaj për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të cilët kanë arritur notë mesater së paku 3.00 në vitin e fundit shkollor:

5. Në kategorinë e pestë ndahen 150 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme në vitin shkollor 2018/2019 në vlerë prej 600,00 denarl në muaj për nxënësit që kanë arritur notë mestare prej 2.00-2.99 në vitin e fundit shkollor.

II. KRITERET PËR NDARJEN E BURSAVE

Për nxënësit rom të vitit të parë, dytë, tretë dhe katërt bursat do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:

1) të jenë nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e parë , dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme private dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë :

2) të mos kenë përsëritur vitin gjatë vitit të kaluar shkollor;

3) ) të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucione/organe ose kompani të tjera:

4) të jenë përfaqësues të komunitetit rom dhe
5) të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Prioritet gjatë selektimit të bursës për vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në pesë kategoritë do të kenë nxënësit - kandidatët të cilët kanë notë mesatare më të lartë

III VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Nxënësit të cilët kanë aplikuar në Konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 12.12.2018 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim:

1. Kërkesë për bursë;

2. Fletëparaqitje origjinal ( jo kopje) për bursë për nxënësit e shkollave të mesme rom;

3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor  2018/2019;

4.  Kopje të vërtetuar në noter të dëftesës për vitin e kaluar/ të fundit shkollor të arsimimit;

5. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;

6. Deklaratë se kandidati është pjestarë i komunitetit rom;

7. Kopje të certifikatës së shtetësisë së R. Maqedonisë;

8.Pëlqim për shfrytëzimin e të dhënave personale;

9. Kopje të llogarisë bankare në emër të nxënësit;

Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohen dhe e njëjta nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët janë paraqitur në konkurs.

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është e shënuar veçmas për secilën kategori edhe atë:

Kategoria e parë: Bursë për nxënës të talentuar të shkollave të mesme - rom

Kjo kategori e bursës do të përfshijë nxënësit rom të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultate të shkëlqyera me sukses prej 4.50 - 5.00. Në këtë kategori për vitin shkollor 2018/19 do të ndahen gjithësej 200 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e parë është 2,200.00 denarë në muaj për nëntë muaj - një viti shkollor.

Kategoria e dytë: Bursë për nxënës me sukses prej 3.50 - 4.49
Kategoria e dytë e bursës do të përfshijë nxënësit rom të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultatet shumë të mira me sukses prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2018/19 do të ndahen gjithësej 320. Shuma e bursës për kategorinë e dytë është 1,500.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.

Kategoria e tretë: Bursë për nxënës me sukses prej 3.00 - 3.49
Kategoria e tretë e bursës do të përfshijë nxënësit rom të cilët mësimin e ndjekin në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt dhe që tregojnë rezultatet të mira me sukses prej 3.00 - 3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2018/19 do të ndahen gjithësej 160 bursa (Shuma e bursës për kategorinë e tretë është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.

Kategoria e katërt: Bursë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore
Kategoria e katërt e bursës të dedikohet për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Në këtë kategori për vitin shkollor 2018/19 do të ndahen gjithsej 50 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e katërt është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj - për një viti shkollor.

Kategoria e pestë: Bursë motivuese për nxënësit me sukses prej 2.00 - 2.99

Kategoria e pestë do të ndahet për nxënësit rom të cilët mësimin e ndjekin në klasën e parë, dytë, tretë dhe katërt në vitin e fundit shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00 - 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2018/19 do të ndahen gjithsej 150 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e pestë është 600.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook