Në bazë të nenit   55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11),), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardet e nxënësit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16 dhe 64/18) dhe Aktvendimit për publikimin e Konkursit për ndarjen e 50 ( pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër të shkollave të mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

Konkurs

për ndarjen e 50 ( pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër të shkollave të mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2018/2019 do të ndajë 50 ( pesëdhjetë) bursa për nxënës-fëmijë pa prindër të shkollave të mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë burse kanë të gjithë nxënësit të cilët mësimin e ndjekin në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vazhdim : 

1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I-rë , të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses mesatarë së paku 3,00;

2. të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses mesatarë së paku 3,00 
3. të disponojnë vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është i strehuar ose dokumentacion tjetër me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër;

4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit; 
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera; 
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kritere për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur me ç'rast nxënësi mund të fitojë më së shumti 100 pikë.

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet, e parapara në Konkurs nga data 15.10.2018 - 26.10.2018, prej ora 09:00-15:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Shën. Kirili dhe Metodi nr. 54 – Shkup, duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim: 

1.Listë evidentuese;
2.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2018/2019; 
3.Kopje të dëftesave për vitet e kaluara ( kandidatët e vitit të I-rë dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX; 

4. Vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është strehuar ose dokumentacion tjetër përkatës ku do të dëshmojë se janë fëmijë pa prindër;
5. Deklaratë të nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër , të publikuar në linkun në vazhdim

Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 07.12.2018në ueb faqen http://mon.gov.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me Rregulloren për formular të Kërkesës për akomdim në konviktet për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarje të bursave për dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), zyrtarisht, do të sigurojë dokumentin në vazhdim :

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
- i pakompletuar dhe/ose 
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.

Lista me emrat e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 30.11.2018 në ueb faqen e Ministrisë.

Të gjithë fituesit e bursës janë të obliguar që pas publikimit të listës , më së voni deri më 25 dhjetor 2018 të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Të gjithë kandidatët të cilët nuk do ta respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.

IV. SHUMA E BURSËS

 


Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

 

Deklaratë për të dhënat identike

Deklaratë për të dhënat personale

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook