KONKURS për ndarjen e bursave për nxënësit e Akademisë së Sportit për vitin shkollor 2018/2019

Në bazë të nenit 12-a të Ligjit për Akademinë e Sportit ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/16 dhe 142/16) dhe Rregulloren për mënyrën dhe kriteret e veçanta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit në Akademinë e Sportit “ Gazeta zyrtare” nr. 191/15) ndërsa në përputhje me Aktvendimin për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e Akademisë së Sportit në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019 nr._______ prej _______ Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS

për ndarjen e bursave në Akademinë e Sportit për vitin shkollor 2018/2019

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2018/2019 ndanë bursa për nxënësit e regjistruar në Akademinë e Sportit në Republikën e Maqedonisë

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS


Të drejtë burse kanë kandidatët të cilët mësimin e ndjekin në Akademinë e Sportit në Republikën e Maqedonisë dhe i plotësojnë kushtet në vijim:

1. Të jenë nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit (prej vitit të II, III dhe/ose IV)
2. Gjatë vitit të kaluar të kenë arritur sukses të përgjitshëm shumë mirë 4,00 (katër) dhe shkëlqyeshëm 5 (pesë) nga lënda zgjedhore - stërvitje nga sporti i zgjedhur në fund të vitit shkollor;

3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucionet ose kompanitë të tjera;;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët aplikojnë në Konkurs , duhet të plotësojnë kërkesën e cila gjendet në linkun http://konkursi.mon.gov.mk , duke filluar nga 25.10.2018 deri më 07.11.2018.

Lista me emrat e nxënësve fitues të bursës do të publikohet më 03.12.2018 në ueb faqen http://stipendii.mon.gov.mk dhe në Akademinë e Sportit.

III DOKUMENTET E NEVOJSHME

Nxënësit të cilët kanë aplikuar në mënyrë elektronike është e nevojshme që të dorëzojnë dokumentet në vazhdim:

1. Kërkesë

2. Fletëaplikim elektronik me numër identifikues

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2018.2019 në Akademinë e Sportit;

2. Kopje të noterizuara të dëftesave për mbarimin e vitit të parë, dytë dhe/ose të tretë të arsimit;

3. Deklaratë e nënshkruar nga prindi / kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në linkun http://  dhe

1. Deklaratë nga prindi./ kujdestari për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të tij/saj dhe të dhënave personale të kandidatit, me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentet e nevojshme të publikuara në linkun. http://stipendii.mon.gov.mk;

Me dorëzimin e dokumenteve të nevojshme kandidatët rekomandohen që gjithashtu të dorëzojnë edhe kopje të llogarisë së transaksionit ku në rast se do të jenë fitues të bursës do të munden t′i tërheqin të hollat.

Ministria e Arsimit she Shkencës nga Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë.

IV. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët kanë aplikuar në mënyrë elektronike në Ministrinë e Arsimit në Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr.54 Shkup prej më 25.10.2018 deri më 07.11.2018 nga ora 09.00-15.00 duhet ti dorëzojnë dokumentet të përcaktura në pikën III në Konkurs.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

- i pakompletuar dhe / ose

- i dorëzuar pas përfundimit të afatit

Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni konstaton se të dhënat e shënuara në fletëaplikimin elektronik nuk janë identike me të dhënat në dokumentacionin e dorëzuar.

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 3000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Nxënësit të cilët do të jenë fitues të bursës do të nënshkruajnë Marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet.

Dokumentet e nevojshme:

Kërkesë - Akademia e Sportit. pdf

Deklaratë nga prindi se nuk është shftztëzues i ndonjë burse tjetër.pdf

Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale.pdf

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook