Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Organeve të Administratës Shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe neni 3 të Ligjit për Mbështetjen e Rinisë në Berjen e Instrumenteve Muzikore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 113/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë shpall

 KONKURSI PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E INSTRUMENTIT TË MUZIKOR PËR VITIN SHKOLLOR/ AKADEMIK 2018/2019

Ministria do të kthehej pagën e marrë për instrument muzikor të blerë nga shuma prej 75% të fondeve të paguara, por jo më shumë se 100.000 denarë për mjet të blerë ,për 25 instrumente muzikore të blera për nxënës të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetëroreqë i realizojnë planet dhe programet e muzikës dhe në shumën prej 75% të fondeve të paguara, por jo më shumë se 100.000 denarë për mjet të blerë, për 25 instrumente muzikore të blera nga studentë të rregulltë të regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, në të cilën realizohen programe muzikore në fushën e muzikës.

I. INFORMACIONE QË KANË TË BËJNË PËR NXËNËS TË RREGULLT TË REGJISTRUAR
NË SHKOLLAT E MESME SHTETËRORE NË TË CILËT REALIZOHEN PLANET DHE
PROGRAMET PËR ARTIN E MUZIKOR

Të drejtën për kthyerjen e mjeteve  kanë nxënësit që plotësojnë kushtet e mëposhtme

Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë,
2. Të regjistrohen si nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat
​​shtetërore të mesme në të cilat realizohen plane dhe programe për artin muzikor,
3. Kanë arritur të paktën suksese shumë të mira në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të mesëm,
4. Të ketë një notë të shkëlqyeshme pesë (5.00) në lëndën mësimore sipas instrumentit për të cilin konkurojnë për kthimin e mjeteve në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të mesëm,
5. Të ketë të paktën një shpërblim nga një konkurs muzikor ose të mbajë një shfaqje publike (koncerti solo, recital, gjysëmrecitim ose performancë solo me një ansambël), gjatë dy viteve të tanishme ose të mëparshme;
6. Të ardhurat e përgjithshme mujore të prindërve - kujdestarët e nxënësit,të jetë më pak se katër paga mesatare të paguara për punonjës për tre muajt e fundit dhe përcaktohen nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Dokumentat e kërkuar:

1. Kërkesa për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës)
2. Certifikata e shtetësisë;
3. Çartifikatë i studentit të rregullt të regjistruar në vitin e katërt në shkollë të mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet e artiti muzikor ;
4. Fotokopja e certifikatave për vitet e mëparshme shkollore në arsimin e mesëm;
5. Deklarata për statusin familjar të nxënësit (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);
6. Deklarata mbi përdorimin e të dhënave personale të nxënësit dhe prindërit e tij -kujdestarët

me të cilin Ministria pajtohet sipas detyrës zyrtare për të siguruar dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës)

7. Për prindërit e divorcuar, dëshmia e divorcit jepet dhe nëse aplikanti merr alimentim ajo duhet të tregohet si të ardhura mujore;
8. Vërtetim për prindërit nga pagat e fituara – kujdestarë,të e muajit të fundit para se të Konkurojë ose në qoftë se paga e këtij muaji nuk është kryer të dorëzojë një certifikatë të pagës së fundit (për prindërit – kujdestarët të punësuar në institucionet qeveritare dhe publike certifikatë të pagave të vërtetura nga një organ i autorizuar, dhe për prindërit - kujdestarëve të punësuarit në firmat private të paraqesë një certifikatë të pagës, si dhe një deklaratë të vërtetuar të marrjes së pagës);

9. Certifikatë nga Zyra e të ardhurave publike për të ardhura të realizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak (të ardhurat nga veprimtaria e pavarur, të ardhurat nga kryerja e veprimtarive bujqësore, të ardhurat nga pasuria dhe të drejtat pronësore, të ardhurat kapitale, fitimet kapitale, fitimet nga lojrat e fatit ,lojëra të tjera të çmimeve, të ardhura të tjera) për nxënësin dhe prindërit e tij - kujdestarët;

10. Për prindërit në pension – kujdestarët, dorëzonë dokument për shumën e pensionit - çekun;
11. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet vendimi i fundit ose çeku i fundit.

12Vërtetim se ata janë të papunë ose nuk marrin asnjë kompensim financiar për të dy prindërit - kujdestarët e kandidatit individualisht, nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë dhe

13. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqje publike i dorëzonë si dëshmi në origjinal ose një kopje të vërtetuar nga noteri.

Informacione shtesë :

Ministria e Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga nxënësit dhe përcaktimin e plotësimit të kushteve të këtij ligji, i përbërë nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtar - mësimdhnës në shkollat e mesme shtetërore ku realizohet plan programi për muzikë dhe art dhe dy anëtar - ekspertëve të lëmisë së artit muzikor në Republikën e Maqedonisë.

Dokumentet me Kërkesën për kthimin e mjeteve, kandidatët duhet t′i dorëzojnë në :

Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me shënim Konkurs për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor nga ana e nxënësve të shkollave të mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet muzikore .

Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë

Informacione më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Antoneta Manevska e-mail ,Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është 26.11.2018.

II. INFORMACIONE NË LIDHJE ME STUDENTËT E RREGULLT TË REGJISTRUAR NË INSTITUCIONET E LARTA ARSIMORE KU REALIZOHET PROGRAMI STUDIMOR NGA LËMIA E MUZIKËS

Kthimin e mjeteve mund ta bëjnë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim :

1. Të jenë shtetas të Republikës së Maaqedonisë;

2.Të jenë studentë të rregullt të cilët kanë vërtetuar semestrin në vitin e dytë, tretë ose katërt në institucionet e larta arsimore shtetërore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës;

3. Të mos ketë shfrytëzuar më parë mjete për instrument muzikor të blerë nga ana e Ministrisë ;

4. Të kenë arritur notë mesatare së paku 8,00 gjatë studimit;

5. Të kenë notë (10.00) në lëndën kryesore , ndërsa studentët e regjistruar në teorinë muzikore dhe pedagogji të kenë notë (10.00) në lëndën piano.

6.Të disponojnë së paku një shpërblim në gara ose konkurs muzikor ose të ketë marrë pjesë në ndonjë shfaqe pubike( solo koncert, recital gjysëm recital ose performancë solistike me ansambël)   dhe

7. Të ardhurat e përgjithshme mujore të prindit/ kujdestarit të studentit të jenë më të ulëta se katër neto paga mesatare për të punësuar për tre muajt e fundit, të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Dokumentet e nevojshme

1. Kërkesë për kthimin e mjeteve ( terk në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës);

2. Certifikatënn e shtetësisë;

3. Vërtetim se është stutend i rregullt në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës;

4. certifikatë për provimet e parapara dhe provimet e dhëna nga vitet e kaluara, dhe Furmular “ UPPI” të vërtetuar ;

5. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit ( terk në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës);

6. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të studentit dhe prindit/kujdestarit , ku pajtohen që Ministria zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim( terk l në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës);

7. Për prindërit e shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe nëse kandidati merr alimentacion, e njëjta të tregohet si e ardhur mujore;

8. Vërtetim për pagën e realizuar të prindërve / kujdestarëve për muajin e fundit para publikimit të konkursit ose nëse këtë muaj nuk është bërë pagesa atëherë të dorëzohet vërtetim nga paga e fundit ( për prindërit/ kujdestarin të punësuarit në institucionet shtetërore publike të dorëzojnë vërtetim për pagesë të vërtetuar nga organi i autorizuar ndërsa për prind/kujdestarë, të punësuar në kompani private të dorëzojnë vërtetim për pagën si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagës);

9. Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak (të hyra nga veprimtaria e pavarur, nga kryerja e veprimtarive bujqësore, nga prona dhe e drejta e pronës, nga kapitali, fitimet e realizuara kapitale, nga fitimet prej lojërave të fatit dhe të ardhurat të tjera) për studentin dhe prindërit/ kujdestarët,

10.Për prindërit/kujdestarët dorëzohet document për shumën e pensionit - çek;

11. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit;

12.Vërtetim se nuk janë të punësuar ose marrin/nuk marrin kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët të kandidatit veçmas nga Agjencioni për punësim i Republikës së Maqedonisë;

13. Çmimet nga garat muzikjore dhe shfaqet publike dorëzohen si dëshmi në formë origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.

Informacione shtesë:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga studentët dhe përcaktimin e plotësimit të kushteve të këtij ligji, i përbërë nga tre anëtarë nga Ministra, dy anëtar - profesorë të institucioneve të larta arsimore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës dhe dy anëtar - ekspertëve të shquar nga lëmia e artit muzikor në Republikën e Maqedonisë.

Dokumentet me Kërkesën për kthimin e mjeteve, kandidatët duhet t′i dorëzojnë në :

Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me shënim “Konkurs për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor nga ana e studentëve të regjistruar në institucionet e larta arsimore shtetërore ku realizohen programi studimor nga lëmia e muzikës”

Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë

Informacione më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës- Rahime Memeti, e- mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është 26.11.2018



1.11_-_ИЗЈАВА_семејна_положба.doc


1.11_-_ИЗЈАВА_семејна_положба_1.doc


1.11_-_Изјава_за_обработка_на_лични_податоци.docx


1.11_-_Изјава_за_обработка_на_лични_податоци_1.docx


1.11_-_Прилог_2_-_Барање_од_студент_1.doc

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook