Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë

15 tetori është Dita Botërore e Larjes së Duarve, pra dita e vetëdijësimit për duar të pastra, për larje të rregullt, si dhe për kujdesin e shëndetit tonë. Jemi të sigurt se nxënësit e dinë shumë mirë këtë, pra se duart e pastra nënkëuptojnë shëndet të mirë, prandaj Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, i fton nxënësit e të gjitha shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë, nga klasa e parë deri deri të pestën, ti përgjijen thirrjes publike për vizatim më të mirë në temën “Duar të pastra - shëndet i mirë".

Nxënësit-kandidatë kanë liri të plotë shprehje për kreativitetin artistik, me të cilën do të vizatojnë në formatin e blloku A3.

Punimet mund t’i dërgoni në në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë: Divizioni 50, nr.14 Shkup, me shënimin – Punim në vizatim "Duar të pastra - shëndet i mirë", më së voni deri në datën 15 nëntor 2018.

Punimet më të mira do të shpërblehen, ndërsa të gjitha punimet e mbërritura do prezantohen në Ekspozitën me temën "Duar të pastra - shëndet i mirë", për hapjen e të cilën do informoheni në mënyrë plotësuese.

I thërrasim të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit që ti bashkangjiten kësaj fushate dhe bashkërisht të edukohemi për rëndësinë e shëndetit dhe krijimin e shprehive pozitive tek të rinjtë.