Mësues të nderuar,

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, ju ftojnë të aplikoni për javëne vropiane të kodimit (EU code Week 2018), e cila do të zhvillohet nga data 6 dhe 21 Tetor të vitit 2018 në vende të ndryshme më shumë se vendet e Evropës dhe më gjerë.

Java e kodimit është iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe është nisur për herë të parë në vitin 2013 dhe ka për qëllim të rrisë aftësitë digjitale në Evropë. Në kuadër të javës evropiane të kodimit në vitin 2017 janë mbajtur 25,089 ngjarjet në 52 vende të botës dhe kanë marrë pjesë mbi 1 milion pjesëmarrës. Maqedonia merr pjesë aktive në Javën Evropiane të kodimit përmes raportimit të ngjarjeve në stitucione të ndryshme arsimore, dhe këtë vit ne duam që të sigurojmë që prezenca e shkollave tona po rritet ,gjë që do të rriste interesin dhe atësitë themelore te të rinjtë në programimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Me regjistrimin e ngjarjes në shkollën tuaj, po kontribuoni në rritjen e ndërgjegjësimit midis të rinjve në lidhje me zhvillimin e aftësive digjitale si objektiv strategjik të rëndësishëm për vendet e Bashkimit Europian, të cilat gjatë Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Shkup, vuri në dukje edhe Komisionerja Europiane Maria Gabriel

Për më shumë informacione se si të aplikoni për këtë ngjarje, shihni linkun e paraqitur.

DOPIS_broj_12-10503_od_5.9.2018.pdf