Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon në kontinuitet të investojë në avancimin e infrastrukturës arsimore, e gjithë kjo për realizim të suksesshëm të procesit edukativo-arsimor. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë pres-konferencës tematike për investimet kapitale në arsim, duke paralajmëruar se gjatë periudhës në vijim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të punohet pa ndërprerë, me qëllim që deri në fund të vitit kalendarik të rrumbullakohen aktivitetet ndërtimore aktuale dhe njëkohësisht të fillojnë edhe aktivitetet ndërtimore të paralajmëruara.

Si aktivitete me prioritet, ai i veçoi aktivitetet për ndërtimin e objektit të ri shkollor në komunën e Studeniçanit, në të cilin objekt mësimin do të ndjekin 300 nxënës nga vendbanimet Batincë dhe Lubosh. Për këtë investim në rrjedhë e sipër është furnizimi publik, kurse janë ndarë 55.4 milionë denarë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës informoi se Ministria planifikon rikonstruim të tërësishëm të objektit shkollor periferik të SHF “11 Tetori” në Novosellë të komunës së Bogovinës, i cili u dogj tërësisht në fund të vitit të kaluar. “Aktualisht, Komisioni për furnizime publike në kuadër të MASH është duke kryer evaluimin e ofertave të arritura lidhur me tenderin për përgatitjen e dokumentacionit teknik, ku, menjëherë pas përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme, do shpallim tenderin për zgjedhjen e kompanisë ndërtimore që do t’i kryejë aktivitetet ndërtimore në terren”, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se, pret që objekti të vendoset në funksion në fillim të gjysmë-vjetorit të dytë të vitit të ri shkollor.

Paralelisht më këtë, siç informoi Ademi, në procedurë është edhe furnizimi publik që parasheh rikonstruimin dhe intervenimet sanitare në shtatë objekte shkollore - për të cilat tashmë ka të përgatitur dokumentacion teknik. Kostoja e investimit është në vlerë të përgjithshme gati 78 milionë denarë. Është parashikuar rikonstruimi i SHFP “Dimkata Angelov-Gaberot” në fshatin Përzhdevo, komuna e Demir Kapisë; Shtëpia e nxënësve në përbërje te SHMK “Koço Racin” në komunën Sveti Nikole; SHF “Josip Broz Tito” në fsh. Radozhdë – komuna e Strugës; SHF “Edinstvo” në fshatin Oktis – Strugë, në SHM “Gostivar” – Gostivar; në SHF “Vasil Gllavinov” – komuna e Çairit. Ministri Ademi ka shtuar se gjatë shtatorit të këtij viti pritet të përfundojnë aktivitetet për rikonstruimin e blloqeve V dhe G në konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup ku janë investuar 162 milionë denarë, kurse për në gusht Ademi paralajmëroi edhe fillimin e procedurës për furnizimin me mobile të re në 18 konvikte të nxënësve në vend, ku janë ndarë 50 milionë denarë.

Lidhur me ndërtimin e sallave sportive nëpër shkolla, Ademi tha se deri në shtator do të përfundojë ndërtimi i 4 objekteve (SHMK “Pero Nakov” – Kumanovë, SHF “Todor Haxhi Tefov” – Kavadarci, SHF “Mustafa Ataturk” – Gostivar dhe SHF “Sabedin Bajrami” – f. Kamjan), derisa në rrjedhë e sipër janë aktivitetet për ndërtimin e sallave sportive në Çashkë, Vinicë, Josifivo, Çerkez, Shipkovicë dhe Llabunisht dhe të njëjtat do të jenë gati në vitin e ardhshëm shkollor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook