Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se më 9.8.2018 ora 10:30 në Info Qendrën e BE-së në Shkup organizohet Ditë informimi për Programin e BE-së “ Evropa për qytetarët 2014-2020”.


Ftesa gjendet në linkun në vazhdim.


Përndryshe “Evropa për qytetarët", si një nga programet e Bashkimit Evropian, mbështet një spektër të gjerë të aktiviteteve të cilët promovojnë “qytetari aktive evropiane” me theks të veçantë përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të qytetarëve në procesin e integrimit evropian.

 

Qëllimi i këtij program është që të ndihmojë qytetarët të kuptojnë historinë dhe diversitetin e Bashkimit Evropian , të rrisë ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të inkurajojë pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së duke zhvilluar njohuritë e qytetarëve rreth procesit të politik - bërjes të BE-së dhe promovimin e mundësive për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të BE-së.