Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin e punës të organeve të administratës shtetërore ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe neni 24 paragrafi 2 të Ligjit për standarde të studentëve “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. . 15/2013, 30/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 178/2016 dhe 64/2018), ministri i Arsimit dhe Shkencës, shpall

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe objekte tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2018/2019


I.1. Në vitin akademik 2018/2019 në konviktet shtetërore dhe objekte tjera adekuate për akomodim në Republikën e Maqedonisë në konviktet private për studentë do të pranohen studentë të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë edhe atë në:

Nr.rën

KONVIKTI

VENDI

Numri i shtretërve për sudentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolvetë

NUMRI i PËRGJITHSHËM i  SHTRETËRVE

1

KSHS “SHKUP”

Shkup

     
 

- GOCE DELLÇEV

 

120

488

608

 

-KUZMAN JOSIFOVSKI PITU

 

98

392

490

 

-STIV NAUMOV – ndërtesa e parë dhe e dytë

 

123

497

620

 

- STIV NAUMOV – ndërtesa e tretë

 

120

481

601

 

- STIV NAUMOV – barakat e reja

 

27

111

138

2

KSHK “PELLAGONIJA

Shkup

200

780

980

3

KSHK “TOME STEFANOVSKI SENIQ”

Shkup

115

462

577

4

KSHK “KOÇO RACIN”

Manastir

77

308

385

5

KSHK “NIKOLLA KAREV”

Ohër

46

185

231

6

KSHK “DONE BOZHINOV”

Probishtip

26

104

130

7

KSHK “ORDE ÇOPELLA”

Prilep

57

228

285

8

KSHK “BRAQA MILLADINOVCI”

Shtip

50

177

227

9

KPS “OAZA”

Shtip

22

90

112

10

KPS “HILJADNIKOV”

Shtip

12

48

60

11

KPS “LOGOS”

Shtip

10

42

52

 

GJITHSEJ:

 

1103

4393

5496

 

* Akomodimi në konviktin Goce Dellçev në Shkup, do të bëhet vetëm në blloqet e renovuara A dhe B.

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve që janë në dispozicion bëhet në mënyrën në vijim:
а) grupi i parë - 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve që janë në dispozicion dedikohen për studentët të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje i kanë deri në neto pagën minimale të vërtetuar në Republikën e Maqedonisë, edhe atë:

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,
- fëmijë me nevoja të veçanta,
- fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,
- fëmijë të prindërve vetëushqyes;,
- fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
- fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentë për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë mbi neto pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë edhe atë :
- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore
- fëmijë me nevoja të veçanta, 
- fëmijë të prindërve vetëushqyes 
- fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.

ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë që nuk bëjnë pjesë në grupet të pikave a), b) dhe c) të kësaj pike.

I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë.

II. KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë pranimi kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, dhe të regjistruar në studime deridiplomike me kohëzgjatje:
- më pak se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit studimor;
- tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit studimor dhe
- mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike;

II.2. Të drejtë pranimi kanë studentët e rregullt të cilët janë regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë të zgjedhur me konkurse, vendime, aktvendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë të huaj të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë, studentë sipas programit CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilateral etj.

II.3. Nuk kanë të drejtë regjistrimi studentët të cilët: 
1. kanë prishur rendin në konvikt me ç′rast u është shqiptuar masë disiplinore për shfrytëzimin e shërbimeve në konvikt , gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,
2. Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,
3. Studentët të cilët nuk kanë shlyer pagesat për akomodim ndaj konviktit më shumë se një muaj,
4. Studentët e regjistruar në studime pasdiplomike,

II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do t′i merret atij dhe do ti jepet studentit që gjendet në listën e pritjes për konviktin përkatës.

III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët të cilët do të paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë fletëaplikim elektronik të vendosur në ueb faqen www.konkursi.mon.gov.mk. Studentët mund të konkurrojnë vetëm në një konvikt studentor. Studentët të cilët kanë aplikuar disa herë, si valide do të merret fletëaplikimi i fundit , para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga pika IV. Afati për aplikim elektronik për studentët e vitit të II-të dhe viteve tjera fillon prej 25.07.2018 dhe zgjat deri më 15.08.2018. Afati për aplikim elektronik për studentët e vitit të I-rë fillon prej 07.09.2018 dhe zgjatë deri më 14.09.2018.

Pas publikimit të listave përfundimtare me emrat e studentëve të pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi eletronik do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 28.09.2018.

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURRIM DHE AKOMODIM

IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit dhe kanë plotësuar fletëaplikim elektronik, duhet t′i dorëzojnë dokumentet në vijim:
1. Lutje me taksë të paguar administrative prej 50,00 denarë;
2. Numër identifikimi nga fletëaplikimi i sukseshëm elektronik;
3. Vërtetim për rregullshmërinë e studentit gjatë studimeve;
4. Fletëaplikim elektronik të printuar për kontrollimin e të dhënave;
5. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;
6. Formular të vërtetuar “UPPI”
7. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e I-rë , dorëzojnë kopje të Diplomës për arsim të mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër ku do të dëshmojnë se janë të regjistruar në fakultet);
8. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes më të ngushtë;
9. Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të posedojnë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) dhe studentët të cilët janë të kategorizuar si persona me nevoja të veçanta (të kenë rezultat dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;
10. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;
11. Deklaratë për të dhënat identike;
12. Deklaratë nga prindi – kujdestari për shlyerjen e shpenzimeve për akomodim dhe ushqim në konvikt;
13. Vërtetim për neto page të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2018 ose nëse nuk është realizuar neto paga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto pagën e fundit të realizuar (për prindërit-kujdestarët, të punësuarit në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët të punësuar në firmat private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim ose nëqoftëse kandidati pranon alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore , për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendim ose çeku i fundit, për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjekësor, ndërsa për motra/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
14. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, zyrtarisht, do të sigurojë dokumentet në vijim:

- Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e ndryshme të realizuara për vitin paraprak (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, nga veprimtaria bujqësore, nga prona dhe të drejtat pronësore, nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit në veçanti dhe për vet kandidatin;

- vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencioni për Punësim e Republikës së Maqedonisë;
-certifikatë të lindjes për vëllaun/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për evidentim të librave të amzës;
- certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


IV.2. DORËZIMI I DOKUMENTEVE


Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të veçanta i dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 ,11 dhe 12.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor në Shkup, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë personalisht në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (sportelet në vet hyrjen në arkivin e Njësisë për standarde të studentëve) prej ora 9 – 15.30 ose përmes postës deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në adresën Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup edhe atë duke filluar prej 26.07.2018 deri më 17.08.2018, ndërsa studentët e vitit të I-rë dokumentet i dorëzojnë duke filluar prej 07.09.2018 deri më 14.09.2018. Kandidatët të cilët konkurrojnë për konvikt studentor jashtë Shkupit, dokumentet e lartpërmendura i dorëzojnë deri tek Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumentacionit në konviktin në të cilin konkurrojnë.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
-i pakompletuar dhe
-i dorëzuar pas përfundimit të afatit.

Kandidatët nuk do të rangohen në listën përfundimtare të pranimit të studentëve në konviktet studentore nëse Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë shënuar në fletëaplikimin elektronik nuk janë identike me të dhënat e dokumentacionit të dorëzuar.

V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura për pranimin e studentëve në konvikte dhe kapacitete të tjera për akomodim, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për standardet e studentëve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore studentore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 89/13, 98/13 dhe 130/16).

Në pajtim me rregulloren për pranim të studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II-të dhe viteve të tjera do të publikohet më datë 31.08.2018 në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen www.konkursi.mon.gov.mk.
Ankesat pas rezultateve dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Qirili dhe Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I-rë do të publikohet më datë 01.10.2018 në tabelat e shpalljes në konviktet studentore ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen www.konkursi.mon.gov.mk.
Ankesat pas rezultateve dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Qirili dhe Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet sipas grupeve të caktuara në pikën I.2. të këtij Konkursi, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet të tjera.

V.5. Nëse janë siguruar kushte përkatëse, vendet e lira në konviktet studentore do të mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranim të nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2018/2019.

VI. AFATET PËR AKOMODIM

Studenti mund të akomodohet në konvikt nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes me konviktin ku është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë pas publikimit të listës përfundimtare.

 

Dokumentet për aplikim

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook