Në vitin shkollor 2017/2018, në provimin e maturës shtetërore, si parakusht për regjistrim në studimet universitare, u përfshi edhe një gjeneratë tjetër e nxënësve që e përfundojnë shkollën e mesme. Për provim u paraqitën gjithsej 14,969 nxënës, nga të cilët 10,122 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, 4,474 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe 373 nxënës në gjuhën turke.

Në bazë të të dhënave të marra nga Qendra Shtetërore e Provimeve, nota mesatare e arritjeve të maturantëve këtë vit është 3,42. Krahasuar me mesataren e vitit të kaular, kur për të njëjtin afat të provimeve të maturës mesatarja e notave ishte 3.39, këtë vit është shënuar një rritje e lehtë. Këta të dhëna u prezantuan nga ministri i Arsimit dhe Shekncës, dr. Arbër Ademi në press konferencën e përbashkët me drejtoreshën e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Lidia Gjoshevskën. “Kemi një rritje të lehtë, që pavarësisht sfidave në arsim, mund të konsiderohet si indikator pozitiv se cilësia e mësimit po hyn në binarrët e përmirësimit” tha ministri Ademi. MASH në bashkëpunim me QSH janë të hapura të pranojë çdo vërejtje dhe sygjerim që vjen nga ana e palëve të tanguara në këtë proces (mësimdhënës, pedagogë, prindër, ekspertë të fushës). Pa dyshim, plotësoi më tej ai se jemi të gatshëm të shqyrtojmë cdo temë. “Qëllimi i përbashkët i të gjithëve, besoj se është përmirësimi i cilësisë arsimore, në këtë rast i Maturës Shtetërore, si pjesë mjaft e rëndësishme e sistemit arsimor e cila lidh nivelin e arsimit të mesëm me arsimin sipëror” u shpreh ministri i Arsimit.

Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, janë parashtruar gjithsej 480 ankesa, nga të cilat komisionet kanë pranuar 130 ankesa nga nxënësit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook