Korpusi amerikan i paqes do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Qeverisë në avancimin e sferave të jetës shoqërore në Maqedoni, njëjtë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale. Për këtë qëllim, edhe këtë vit do të angazhohen vullnetarë të cilët, ndër të tjera, është paraparë të përfshihen në punën e shkollave fillore dhe të mesme në vend, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, veçanërisht në orët e gjuhës angleze.

Kjo u theksua në takimin midis ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtorit të Organizatës Korpusi i Paqes, Mark Hannafin si dhe drejtorit të Prorgamit për Maqedoni, David Root, që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë bisedës, ministri Ademi ka falënderuar Korpusin e Paqes për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe ka shprehur kënaqësinë që kjo Organizatë mbetet partnere e sinqertë e Maqedonisë në arritjen e qëllimeve të dokumenteve strategjike kombëtare, duke përfshirë edhe Strategjinë e Arsimit 2018-2025.

Korpusi i Paqes është organizatë joqeveritare amerikane e përkushtuar për paqen dhe shoqërimin në botë. Organizata punon nëpërmjet vullnetarëve, të cilët dy vjet jetojnë dhe punojnë në komunitetet lokale. Kjo organizatë u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Xhon F. Kenedi.

Gjatë 22 viteve të kaluara, më shumë se 7.200 vullnetarë të SHBA-ve i kanë zbatuar parimet e Korpusit të Paqes në Republikën e Maqedonisë dhe kanë kontribuar në përpjekjet për të përmirësuar situatën në arsim, në zhvillimin e dialogut ndërmjet bashkësive dhe në promovimin e vendit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook