Reformat arsimore në vend, që kohë më parë filluan të impelentohen ose janë në fazën e përgatitjes, hartohen sipas shembullit të shteteve evropiane dhe, për të njëjtat, në vend të shpejtësisë, nevojitet kohë dhe përkushtim maksimal. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në konferencën e sotme, ku ka raportuar lidhur me aktivitetet e realizuara dhe ato aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në tridhjetë ditët e kaluara, pasi e mori postin e ministrit.

Ministri Ademi gjatë këtij rasti ka theksuar se një nga prioritetet është miratimi i legjislacionit të ri që ka për qëllim avancimin e dispozitave që i rregullon të drejtat, obligimet dhe mundësitë në arsim dhe shkencë dhe, në këtë kontekst, para disa ditëve u miratua Ligji i ri për mbështetjen financiare gjatë blerjes së instrumenteve muzikore për nxënësit dhe studentët, derisa në fazë përgatitore është Ligji i ri i arsimit fillor, dhe së shpejti do të fillojnë aktivitetet për hartimin e Ligjit të ri për arsim të mesëm.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhje të mëdha ligjore, nuk duhet të shpejtojmë, sepse kemi parë ligje të miratuara e më pas shumë shpejtë kanë ndryshuar dhe plotësuar ato ligje. Ligji i arsimit fillor është shumë i rëndësishëm, prandaj duhet të gjendet zgjidhja më e mirë, sepse bëhet fjalë për krijimin e një sistemi edukativ-arsimor për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Ademi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, lidhur me zbatimin e programeve të reja mësimore për nxënësit e klasave të para, risi kjo që u paralajmëruan në fillim të vitit që do të fillojë prej 1 shtatorit, ai theksoi se, në fakt, zbatimi i tyre do të varet nga miratimi i ligjit të ri.

Ministri Ademi gjatë raportit të tij në Qeveri ka theksuar se në fazë përgatitore është versioni i dytë i Ligjit për arsimin e mesëm, dhe se në këtë proces janë përfshirë të gjitha palët e interesuara, mësuesit, organizatat e sektorit civil, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të arsimit. Si reformë më të rëndësishme e veçoi aplikimin e konceptit të arsimit të dyfishtë në shkollat e mesme profesionale, sipas shembullit të modelit gjerman.

“Arsimi profesional i dyfishtë nënkupton bashkëpunim më të madh midis shkollave dhe sektorit të biznesit, respektivisht kjo nënkupton më shumë praktikë për nxënësit edhe atë drejtpërdrejt nga vendi i punës nën menaxhimin, kujdestarinë e punonjësve të kompanive. Qëllimi është që nxënësit të fitojnë më shumë shkathtësi dhe kompetenca që do t’u ndihmojnë në të ardhmen gjatë punësimit të tyre, menjëherë pas përfundimit të arsimit të tyre” theksoi Ademi, duke shtuar se bëhet fjalë për reformë ku pritjet janë të mëdha, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në shkurtimin e kohës për kalimin nga arsimi në punë.

Lidhur me librat që përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm, ministri Ademi tha se janë formuar komisione për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e mbi 30% të përmbajtjes së më shumë librave - me qëllim që të korrigjohen të dhënat e pasakta apo të bëhen plotësime të disa fakteve.

Ministri Ademi ka informuar se janë sjellë vendime për librat në gjuhën italiane, që prej shtatorit (përpos gjuhës franceze dhe gjermane) kjo gjuhë do të jetë gjuhë e dytë e huaj për të gjitha klasat në shkollën fillore dhe për të gjitha vitet në arsimin e mesëm.

Nga ana tjetër, gjuha boshnjake bëhet pjesë e mësimit të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar prej vitit shkollor 2018/2019, për çka është miratuar edhe plani mësimor.

Në fund të raportit të tij, ministri Ademi ka theksuar se ai si ministër dhe MASH mbeten të hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët shoqërorë, të cilët, siç tha, kanë interes, dëshirë dhe propozime dhe ide të mira për përmirësimin dhe plotësimin e sistemit arsimor kombëtar, me të vetmin qëllim, për të ofruar më shumë mundësi, më të mira, arsimore për qytetarët.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook