Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë ndanë bursa për studime universitare për shtetasit e huaj në universitete dhe institute të teknologjisë në Republikën e Greqisë për vitin akademik 2018-2019.

1. Të drejta për të aplikuar kanë:
- Qytetarët e huaj me origjinë greke që jetojnë jashtë vendit për pesë vitet e fundit.
- Shtetas të huaj jo-grekë që jetojnë jashtë vendit.

2. Kohëzgjatja e bursave

- Një vit akademik për marrjen e çertifikatës për zotërimin e gjuhës greke, nëse është e nevojshme;
- Nga 4 deri në 6 vite akademike për studime;
- Kohë shtesë për marrjen e diplomës, por jo më vonë se qershori në vitin e ardhshëm akademik

3. Bursa përfshin:

- 700 euro për akomodim;
- 368 euro bursë mujore;
- shkollimi falas:
- tekstet shkollore falas, me përjashtim të teksteve shkollore për mësim në gjuhën greke;
- kujdes shëndetësor pa pagesë në spitalin shtetëror.

4. Kushtet:

- Bursa për studentët grekë do të rinovohet me kusht që përfituesi i bursës të marrë certifikatën e gjuhës greke në qershor apo shtator;
- Ndarja e bursës së studentit universitar rinovohet me kusht që 70% e provimeve të parashikuara në vitin e parë dhe të dytë akademik të jenë kaluar me sukses, më pas 80%;
- Shfrytëzuesit e bursave janë të detyruar të ndjekin rregullisht ligjëratat dhe të i marrin rregullisht të gjitha provimet;
- Pranimi i bursës mund të përfundojë në çdo kohë përshkakë të suksesit të pakënaqur ose për sjelljen e paligjshme ose të pahijshme të shfytëzuesit të bursës.

5. Dokumentet e duhura për aplikim

- Formulari për aplikimit me zgjedhjen e tre programeve studimore;
- CV;
- Diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm;
- Çertifikatë për njohjen e gjuhës greke (nëse posedon);
- Shtetësia për kandidatin dhe prindërit dhe përkatësia etnike, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore;
- Vërtetim i lëshuar nga organet shtetërore përkatëse që vërteton se me diplomën e mbarimit të arsimit të mesëm kandidati mund të regjistrohet në institucionet e arsimit të lartë në vendin e tij;
- Vërtetim i lëshuar nga misioni diplomatik-konsullor i Greqisë, i cili konfirmon se kandidati dhe prindërit jetojnë jashtë vendit të paktën 5 vjet dhe nuk janë të punësuar nga Qeveria e Greqisë;
- 1 fotografi;
- Kopje e të gjitha faqeve të pasaportës.

6. Kandidatët me dokumente të pa kompletuara (të theksuara më lartë) nuk do të pranohen.

Në vazhdim është formulari për aplikim dhe informacione më të hollësishëme mbi kushtet e aplikimit, në gjuhën angleze.

Formularët për aplikim me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës Greke në Shkup, ku do të kryhet intervistë individuale me çdo kandidat dhe afati i fundit i aplikimit është deri më 25 korrik 2018.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook