Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se për shkak të pengesave teknike nuk do të ketë mundësi të pranojë Fletëplikimet elektronike të cilat janë përcaktuara me Konkurs se do të jenë të vendosur në www.konkursi.mon.gov.mk, ku nxënësit do të mund të aplikojnë për pranim në konvikte.

Prandaj, ju njoftojmë se për ato konvikte publike për nxënës për të cilët me Konkurs është paraparë aplikim elektronik, është e nevojshme që dokumentet të dorëzohen në konviktin, ku nxënësi kërkon të pranohet.

Të gjitha kushtet e tjera në Konkurs mbeten të njëjta.