Në bazë të nenit 14-a të Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e R.M-së “ nr..98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogji, shpall

Thirrje Publike

për pjesëmarrje në komision për dhënien e mendimit për ndryshim deri në 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor nga lënda:

- Etikë ( lëndë zgjedhore ) për vitin e III-të gjimnaz,

- Biologji viti i I-rë gjimnaz,

- Shkenca natyrore për klasën e V-të në arsimin fillor nëntëvjeçar,

- Shkenca natyrore për klasën e VI-të në arsimin fillor nëntëvjeçar,

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në komision për dhënien e mendimit për ndryshim deri në 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor për gjimnaz duhet ti plotësojnë kushtet në vazhdim:

- të jenë mësimdhënës/ bashkëpunëtor nga fakultetet e lëmive të lëndës mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor ( më së paku 10 vite përvojë pune) ose

- të jenë mësimdhënës në arsimin fillor përkatësishtë arsimin e mesëm për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti ( së paku 10 vite përvojë punë në mësim).

Kandidatët e interesuar Fletëaplikimit duhet ti bashkangjesin:

- certifikatë ose diplomë për kryerjen e arsimit përkatës, origjinal ose të vërtetuar në noter ( kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar në Republikën e Maqedonisë),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

- dëshmi për regjistrimin e të dhënave në Evidencën amëz nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidorë të Maqedonisë

- vërtetim nga institucioni ku punon.

Fletëaplikimi mund të shkarkohet këtu ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik rr. Qirili dhe Metodi nr.54 Shkup.

Fletëaplikimi i plotësuar së bashku me dokumentacionin e kompletuar dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik në rr. Cirili dhe Metodi nr.54 Shkup

Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është 18.06.2018

ЯTАTШ---_-_TГTЗTБTВ--_--_--TБTШ-_so_30.docx

Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.