Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është Thirrja publike e Agjencisë së Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar - MASHAV për pjesëmarrje të kuadrit arsimor nga sfera e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë në kursin ndërkombëtar me temë “ Praktikat e reja pedagogjike të shekullit 21 “ që do të mbahet në Izrael gjatë periudhës prej 25 nëntor deri më 14 dhjetorë 2018.

Të gjitha Informacionet më të hollësishme për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit gjenden në: http://mashav.mfa.gov.il/MFA/mashav/Courses/Pages/default.aspx, ose në këtë dokument.

Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është 25.9.2018.