Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me Ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonie.

Gjatë bisedës me ambasadorin francez ministri Ademi ka potencuar se vazhdojnë të jenë prioritete kryesore në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës reformimi i arsimit fillor përmes përgatitjes dhe zbatimit të një zgjidhjeje krejtësisht të re ligjore, përpilimi i programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore me përmbajtje të përmirësuar, si dhe avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm, sidomos në shkollat profesionale në periudhën vijuese.

Me këtë rast Ademi ka premtuar se nga pozita e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës do të bëjë përpjekje maksimale për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha segmentet dhe sferat arsimore.

Ambasadori francez e ka uruar për emërimin në funksionin ministër dhe njëherësh e ka siguruar Ademin që Franca mbetet një mbështetëse e madhe e Republikës së Maqedonisë në proceset avancimit të cilësisë së sistemit arsimor nacional përmes reformave të përcaktuara në dokumentet strategjike qeveritare.

A1 FRANC


A2 FRANC