Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, mori pjesë në lëshimin në punë të Repartit të rinovuar për Diagnostikë Hibride Konvencionale Mjekësore Nukleare pranë Institutit për Patofiziologji dhe Mjekësi Nukleare në Shkup dhe në promovimin e SPECT / CT kamerës së re gama, që do të rrisë ndjeshëm ofrimin e shërbime për qytetarët në sferën e diagnostikimit mjekësor.

Bëhet fjalë për një investim që është realizuar me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me të cilën Republika e Maqedonisë ka nënshkruar një kornizë programore për bashkëpunim teknik, ndërsa koordinatore nacionale e aktiviteteve është Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

”Sot po i promovojmë kushtet e modernizuara dhe pajisjet e re reja të punës në këtë Repart, që kanë rëndësi të dyfishtë, respektivisht modernizimin e diagnostifikimit mjekësor nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, do të ofrojë avancimin e mundësive për kërkime në sferën e mjekësisë nukleare, e cila është me rëndësi të madhe për të monitoruar trendet dhe rrjedhat aktuale nga kjo sferë dhe për avancim në punën e shkencëtarëve të vendit dhe punonjësve të veprimtarisë hulumtuese-shkencore”, theksoi Ademi.

Ministri Ademi ka falënderuar Agjencinë Ndërkombëtare për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në avancimin e sistemit nacional të mbrojtjes shëndetësore, bujqësisë, sigurisë ushqimore, trashëgimisë kulturore dhe shumë fusha të tjera, duke theksuar se pret që bashkëpunimi i frytshëm dhe i suksesshëm të vazhdojë të thellohet dhe të japë edhe më shumë rezultate.

Kreu i Arsimit, Ademi, ka shtuar se kurdoherë kur ka mundësi, investimet në shkencë duhet të rriten sa më shumë që të jetë e mundur, sepse kjo është një fushë që është një nga shtyllat bazë të prosperitetit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendeve që, siç tha ai, nuk kanë alternativë tjetër përparim përveç që të investojnë dhe botës globale t’i ofrojnë njohuri cilësore, arritje moderne shkencore dhe inovacione.

A1


A2

A3