Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Dr. Renata Deskoska dhe zëvendësministri Arbër Ademi, sot realizuan takim pune   me drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë, kushtuar testimit ndërkombëtare PISA 2018, të cilën e realizon OECD.

 Ministrja Renata Deskoska theksoi se testimi PISA duhet t′i përgjigjet pyetjes se vallë sistemi arsimor në Maqedoni po kryen misionin e tij duke  potencuar  se nxënësit  së pari duhet të mësojnë shprehinë e të mësuarit, të mendojnë dhe të zgjedhin se c′farë është e drejtë  nga ajo se ç′farë është e pavërtetë.

Duke  marrë parasysh se testimet e kaluara treguan rezultate të dobëta dhe  ne ishim  pjesë e katër  vendeve  të  ranguara në fund të listës, ne tani duhet  të përpiqemi të motivojmë, mësimdhënësit dhe drejtorët me qëllim që seriozisht nxënësit t′i qasen këtij  testimi.

Gjatë testimit  u vërtetua se nxënësit nuk përfunduan  testin duke e  konsideruar si  të pa rëndësishëm dhe se  nuk ndikon në suksesin e tyre.
 
Së pari  dëshirojmë që nxënësit të  vetëdijesohen  për rëndësinë e këtij testimi i cili do të jetë udhërrëfyes i reformave që do të bëhen  në arsimin fillor dhe të mesëm, tha Deskoska, duke shtuar se me ligjin e ri për arsimin e mesëm si dhe ligjin për arsimin fillor do të vendoset mekanizëm për rangimin e shkollave.

Zëvendësministri Ademi, theksoi se rezultatet e  testimit në vitin 2015 ishin shumë më të dobëta krahasuar me rezultatet e testimit në vitin 2000.
Prandaj që të kemi prosperitet në këtë drejtim është i nevojshëm  rezultati  objektiv nga testimi, i cili varet nga të gjithë ne si zbatues, e në veçanti nga  mësimdhënësit, pedagogët dhe psikologët e shkollave  u shpreh  Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook