Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vazhdim  janë ndarjet e  bursave për qytetarët eRepublikës së Maqedonisë, të cilët në vitin akademik 2018/2019, do të regjistrohen ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në një nga dhjetë universitetet më të ranguara nga të gjitha fushat ,pra një nga njëqind universitetet  e para të renditura në fushën e shkencave teknike, arkitekturë, inxhinieri, matematikë, të drejtën ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë, sipas renditjes së fundit tëlistës së publikuar të Qendrës për Univerzitet e klasës  Botërore në Universitetin Shanghai Jio Tong.

Përveç kushtit kryesor për ndarjen  këtyre bursave, është regjistrimi i studimit në një nga 10 universitetet më të mira në botë në të gjitha fushat, pra një nga 100 universitetet më të mira  në këto fusha, çdo kandidat potencial duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, të mos jetë  përfitues i një burse nga një ofrues  tjetër , të kenë dëshmi të njohurive aktive të gjuhës në të cilën është kryer mësimi dhe të ketë arritur ndonjë sukses gjatë arsimit të mëparshëm (nota mesatare prej 4.5 gjatë shkollimit të mesëm, nëse aplikon për një bursë për studime universitare, dmth 8, 5 gjatë ciklit të parë ose të dytë të studimeve nëse aplikoni për një bursë për studime pasuniversitare ose doktorature).

Vlera e bursës varet nga vendi dhe universiteti ku kandidati regjistrohet dhe mbulon shpenzimet  e regjistrimit maksimum deri më  40,000 dollarë në vit, biletën ajrore kthyese dhe kompensimin e të hollave mujore.

Pas përfundimit të studimeve, kandidatët në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar për shfrytëzimin e bursës janë të obliguar të kthehen në Republikën e Maqedonisë dhe të punojnë në sektorin publik ose privat të paktën dy herë më shumë nga periudha e studimit.

Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2018.

Konkursi për ndarjen e bursave për studime akademike në ciklin e parë jashtë vendit për vitin akademik 2018/2019

Konkursi për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për vitin akademik 2018/2019

Konkursi për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2018/2019