Në bazë të nenit 14 paragrafi 1 dhe nenit 18  të  Ligjit për tekste shkollore  në arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 21/2018) dhe në bazë të  Rregullores për kriteret për përcaktimin e shumës  së kompensimit për transferimin e të drejtës materiale të autorit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës 18.07.2013, nr. 22-10483/2 të datës 16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës 18.03.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencë - Shërbimi Pedagogjik, shpall

KONKURS
për botimin e një teksti shkollore për lëndët mësimore - Shoqëri për klasën e IV-të  në arsimin fillor nëntëvjeçar, Informatikë për klasën e VI-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, Gjeografi për klasën e VII-të  në arsimin fillor nëntëvjeçar, Gjeografi për klasën e VIII -të në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe Gjeografi për klasën e IX-të në  arsimin fillor nëntëvjeçar,

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

- Porositës: Ministria e Arsimit  dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, bulevardi “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup.

Lënda e konkursit: Oferta për botimin e një teksti shkollor për lëndët mësimore:

- Shoqëri për klasën e IV-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, ku mbartja  e të drejtës materiale të  autorit do të konpensohet në vlerë prej 202.725,00 (dyqind e dy mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) denarë.

- Informatikë  për klasën e VI-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, ku mbartja  e të drejtës materiale të  autorit do të konpensohet në vlerë prej  j 202.725,00 (dyqind e dy mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) denarë.

- Gjeografi për klasën e VII-të në arsimin fillor nëntëvjeçar ku mbartja  e të drejtës materiale të  autorit do të konpensohet në vlerë prej  202.725,00 (dyqind e dy mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) denarë.

- Gjeografi  për klasën e VIII-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, ku mbartja  e të drejtës materiale të  autorit do të konpensohet në vlerë prej  202.725,00 (dyqind e dy mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) denarë.

- Gjeografi për klasën e IX-të në arsimin fillor nëntëvjeçar ku mbartja  e të drejtës materiale të  autorit do të kompensohet në vlerë prej   202.725,00 (dyqind e dy mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) denarë.

1.1. Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs kanë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara në  nenin 10 të Ligjit për tekste shkollore në  arsimin fillor dhe të mesëm.

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia  dhe pronësia e tekstit  të miratuar verifikohet me ekzemplarin e gjashtë të tekstiit shkollor.

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë autori i tekstit shkollor vetëm  me një dorëshkrim për tekst shkollor  për një lëndë mësimore.

1.4. Autor i tekstit shkollor  nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në organet në kuadër të  Ministrisë, në Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, në Qendrën për Arsimin  e të Rriturve , kryetari dhe anëtarët e Komisionit kombëtar dhe anëtarët e komisionit rencenzues.

1.5. Dorëshkrimi për tekstin shkollor  përpunohet në bazë të planit dhe programeve mësimore për klasët përkatëse si dhe në bazë të  lëndës dhe Konceptit  për tekstin shkollor për   arsimin fillor dhe të mesëm.

1.6. Dorëshkrimi për tekstin shkollor  duhet t′i plotësojë  kushtet dhe standardet në bazë të Konceptit për tekst shkollor  për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7. Dorëshkrimi për tekstin shkollor  dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë  të rregulluar në mënyrë figurative, grafike dhe gjuhësore (3 ekzemplar  me  ngjyra dhe 2  bardh e zi), të përgatitura  sipas planit dhe programeve mësimore për klasët përkatëse, lëndës dhe Koncepti për librin për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.8. Dorëshkrimi për tekst shkollor  dorëzohet edhe në formë elektronike.

1.9. Autorët dorëshkrimin   e tekstit shkollor  e dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik.

Për nxënësit pjesëtarë të bashkësive  të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë dhe alfabet të ndryshëm nga gjuha maqedonase, dorëshkrimin e teksteve shkollore dorëzohen  në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik.


1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor  lidhin marrëveshje për transferimin e të drejtës materiale të autorit ku  përcaktohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta.

1.11. Nëse autori i tekstit shkollor në Konkurs  ka ofruar literaturë shtesë në bazë të nenit 15 paragrafi 2 të  Ligjit për tekste shkollore  për arsimin fillor dhe të mesëm, obligohwet që të njejtën ta mbartë pa kompensim të së drejtës materiale të autorit në bazë të  nenit  18 paragrafi 2 të  Ligjit.

2. AFATET

2.1 Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimit të tekstiti shkollor është 14.05.2018

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT

3.1. Dokumentacioni i Konkursit përmban: planin dhe programin mësimor për klasën përkatëse, lëndën dhe Konceptin për tekst shkollor  për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për tekstet shkollore  për arsimin fillor dhe të mesëm.

3.2. Dokumentacioni i Konkursit mund të merret në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, bulevardi “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup.oose në www.bro.gov.mk,www.mon.gov.mk

4. DORËZIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE

4.1. Ofertat për tekstet shkollore dorëzohen me letër rekomanduese përmes postës ose dorëzohen  në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, bulevardi “Shën Cirili  dhe Metodi” nr. 54, Shkup.

4.2. Në anën e përparme në pjesën lartë në anën e majt  duhet të shkruaj “ MOS E HAP” dhe “ KONKURSI PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE” titulli i tekstit shkollor, klasa ndërsa në mes duhet të shkruhet  adresa: : MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK, bulevardi “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup

4.3. Autorët e teksteve shkollore  me  pakon e dorëzuar  në të cilën shkruan “MOS E HAP” duhet të dorëzojnë edhe pliko të mbyllur në të cilin gjithashtu shkruan“MOS E HAP” me të dhënat në vijim  : emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/ autorëve, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit, institucionin ku  punon , certifikat  ose diplomën për arsimimin e mbaruar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar në noter  (autorët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar  të dorëzojnë diplomë të  nostrifikuar në Republikën e Maqedonisë), dëshmi nga të  dhënat e  regjistruara në regjistrin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, deklaratë se i plotëson kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm deklaratë nga lektori për rregullim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për provimin e dhënë si lektor (origjinal ose të verifikuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi për tekste shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga pala e tretë për të cilat autorët nuk disponojnë  leje për shfrytëzim.

4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në fletparaqitjen është ndryshe nga emri dhe mbiemri i shënuar  në certifikat  ose diplomën për arsimimin e mbaruar përkatës , dorëzohet dëshmi përkatëse për vërtetësinë e të dhënave.

4.5. Plikoja  “MOS E HAP” hapet pas miratimit të shifrave të tekstit shkollor .

4.6. Materialet nën pikat 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në pakon  e  mbyllur në të cilën shkruan vetëm “KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTIT SHKOLLOR ” dhe emri i  tekstit shkollor ,  adresa - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, bulevardi “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

5.1. Ofertat për tekstet shkollore  të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e caktuar dhe që nuk janë përgatitur  në bazë të këtij  Konkursi, do të skualifikohen.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook