Në bazë të nenit 13  të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe  21/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, publikon

THIRRJE PUBLIKE
 për  dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore për  gjuhët e huaja në arsimin e mesëm

Lënda e Thirrjes publike:

 Dorëzimi i kërkesave për miratimin e teksteve shkollore për  gjuhët e huaja   në arsimin e mesëm për  lëndët mësimore në vazhdim:

1. Gjuhë angleze për vitin e IV-të në arsimin  e mesëm katërvjeçar
2. Gjuhë gjermane ( gjuhë e dytë e huaj) për vitin e IV-të në arsimin e mesëm katërvjeçar,
3. Gjuhë frënge ( gjuhë e dytë e huaj) për vitin e IV-të në arsimin e mesëm katërvjeçar
4. Gjuhë ruse ( gjuhë e dytë e huaj) për vitin e  IV-të në arsimin e mesëm katërvjeçar

Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor për  gjuhë të  huaj mund të dorëzojë, botuesi nga vendi,  botuesi i huaj  i regjistruar për veprimtari botuese përmes  përfaqësuesit  ligjor në Republikën e Maqedonisë.

Kërkesës, botuesit e interesuar nga vendi, gjegjësisht botuesi i huaj  i regjistruar për veprimtari botuese përmes  përfaqësuesit  ligjor në Republikën e Maqedonisë janë të obliguar t′i bashkangjesin :

- botuesi  i vendit duhet të dorëzojë dëshmi për regjistrim të veprimtarisë botuese në    Republikën e Maqedonisë,
- botuesi i huaj duhet të dorëzojë dëshmi për regjistrim të veprimtarisë botuese në shtetin ku gjendet selia, si dhe autorizim për përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë
- përfaqësuesi i  autorizuar ligjor i botuesit të huaj të dorëzojë marrëveshje ose dëshmi tjetër përkatëse se teksti shkollor i miratuar do të distribuohet gjatë pesë viteve të ardhëshme.
- teksti shkollor për gjuhët e huaj dorëzohet në pesë ekzemplarë në formë të shtypur ( me ngjyra)

Afati për dorëzimin e teksteve shkollore  për gjuhët e huaja është deri më 31.03.2018

Botuesit e interesuar programet mësimore  si dhe konceptin për përpunimin e  tekstit shkollor mund ta marrin nga ueb faqja e Byros për Zhvillimin e Arsimit. www.bro.gov.mk

Kërkesa e pakompletuar dhe e dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

Kërkesa për miratimin e teksteve shkollore për gjuhët e  huaja të dorëzohet në adresën:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS-SHËRBIMI PEDAGOGJIK  Rr.,”Shën Cirili dhe Metodi” nr.54-Shkup

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook