Në kuadër të edicionit të tretë të manifestimit “ Nata e ideve” organizuar nga Instituti francez në Shkup, në Fakultetin e makinerisë pranë Universitetit Cirili dhe Metodi  u mbajt debat me temë “ Të rinjtë dhe inovacionet”, me ç′rast  morën pjesë  përfaqësues të institucioneve të ndryshme  arsimore, komunitetit  të biznesit, studentë të cilët vëmendje të veçantë i kushtuan rëndësisë së inovacioneve  për zhvillimin e shoqërisë  si dhe nevojën  për mbështetjen më të madhe shtetërore për inkurajimin dhe realizimin e ideve kreative. 

Para të  pranishmëve fjalim mbajti  edhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi  i cili theksoi se sa më shumë hulumtues, krijues dhe sipërmarrës ka një vend, aq më shumë shoqëria dhe ekonomia përparojnë prandaj Qeveria vendosi që të intensifikojë mbështetjen për zhvillimin e inovacionit. 

“ Në këtë pjesë ekziston një qasje e koordinuar institucionale, e cila  efektin e saj do ta jap në një të ardhme sa më të afërt. Të gjitha aktivitetet e përcaktuara  dhe të  ndërmarra në kuadër të Programit qeveritar për punë, janë në përputhje me Strategjinë për zhvillimin e inovacioneve  2012-2020, Ligjin për veprimtari inovative, Strategjinë rajonale për hulumtim dhe zhvillim të inovacioneve për Ballkanin perëndimor  dhe shumë  dokumenteve  tjera strategjike që janë pjesë e planit për ndërtimin e  një vendi ku do të mbizotërojë  njohuria , inovacioni  dhe teknologjia informatike ", tha Ademi.

Ai u përqendrua edhe tek mundësitë e reja të cilat më parë i zbatoi Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik me qëllim që të ndajë mjete për kategoritë e reja të shfrytëzuesve, përmes thirrjes  për ndarjen e mjeteve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për financimin e projekteve shkencore hulumtuese nga sfera e shkencave natyrore dhe teknike komplementare me planet dhe programet mësimore nga këto lëndë, si dhe thirrjes për financimin e  teknologjive për uljen e ndotjes së ajrit në mjediset urbane ku u zgjodhën  5 kompani të cilët do t′i shfrytëzojnë mjetet e parashikuara. 

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës tha se është në rritje të vazhdueshme vetëdijësimi për rëndësinë e inovacioneve si dhe  interesimi për mjete  për realizimin e ideve inovative.

“ Prandaj ne jemi këtu dhe me këtë rast dua të potencojë se maksimalisht do të angazhohemi në ofrimin e  mundësive  të reja me qëllim rritjen e mjeteve  për financimin e inovacioneve. Sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi ardhmëri të ndritshme të vendit ” tha Ademi. 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook