Projekti Ndërtojmë Ura - “Building Bridges Fund” (BB) hapë mundësi për komunat, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit  dhe shkollat  të cilët dëshirojnë të organizojnë aktivitete të përbashkëta duke përfshirë nxënësit  e  të gjithë bashkësive  të cilët mësimin  e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore.

Fondi Ndërtojmë Ura është  një projekti i përbashkët i filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Zvicrës  dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili gjithashtu  u mbështet edhe nga qeveritë e Irlandës dhe Austrisë. Tani mbështetës aktiv të Fondit janë Ambasada e Mbretërisë së Holandës, dhe qeveritë e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, e Italisëdhe Sllovakisë krahas misionit të OSBE-së në Shkup. Që nga viti 2018, në punën e Fondit është përfshirë edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Udhëzuesi dhe formulari i shkurtër dhe i thjeshtë për aplikim në gjuhën angleze, maqedonase, shqipe, turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe gjuhën rome mund të shkarkohen më poshtë.

Krahas gjuhës në të  cilën  plotësohet formulari, patjetër të dorëzohet edhe  versioni  në gjuhën angleze.  
Kjo është për shkak se për Fletëaplikimet do të vendosë Organi i përbashkët Këshilldhënës i përbërë nga:

• Biljana Trajkovska, Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
• Irena Orovçanec, Këshilltar, Agjencioni për realizimin e të drejtave të bashkësive;
• Јeff Goldstein, Zëvendës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup;
• Lela Јakovlevska , specialist i lartë në projektet për arsim, USAID, në emër të Ambasadës së SHBA-së;
• Milutin Stançiq, Drejtor në Drejtorinë për zhvillin dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive - MASH;
• Ognen Janeski , Prezentues në TV dhe aktivist, TV 24;
• Rebeka Jankovska Risteski, muzikant dhe aktivist;
• RenateKobler, Ambasador , Ambasada e Austrisë;
• Safet Neziri , Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
• Sara Barbieri, Udhëheqëse e projektit “ Ndërtojmë ura”, Misioni i OSBE-së në Shkup;
• Sadete Ramadani, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
• Toni Zen , muzikant;
• Valmira Istrefi, Këshilltar në ZKQRM , Implementimin e MarëveshjesKorrnizë të Ohrit;
• Venera Lumani, muzikant;
• Vera Ristovska, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;dhe
• WouterPlomp, ambasador, Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

Afatet e fundit për aplikim për grantet e rregullta (deri 7.000 euro) janë 1 mars, 1 maj dhe 1 tetor 2019, ndërsa për grantet deri në 1,500 mund të aplikohet në çdo kohë.   

 

 

 

Пријавен лист за фондот „Градиме мостови“

 

Formulari për aplikim për Fondin “Ndërtojmë ura”

 

Prijavni obrazac za fond “Gradimo Mostove"

 

Building Bridges Fund Application

 

Пријавни лист за фонд „Градимо мостове“

 

Frãndzã ti aplicari ti fondul Adrãm apuntsã

 

Fondi „Tamirinaja purkja“

 

“Köprüler Kuruyoruz” Fonu