Projekti Ndërtojmë Ura - “Building Bridges Fund” (BB) hapë mundësi për komunat, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe shkollat të cilët dëshirojnë të organizojnë aktivitete të përbashkëta duke përfshirë nxënësit e të gjithë bashkësive të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore.
Fondi Ndërtojmë Ura është një projekt i përbashkët i filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Zvicrës dhe Misiooni i OSBE-së në Shkup, i cili gjithashtu u mbështet edhe nga Qeveria e Irlandës. Tani mbështetës aktiv të Fondit janë Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Qeveria e Austrisë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krahas misionit të OSBE-së në Shkup.
Udhëzuesi dhe formulari i shkurtër dhe i thjeshtë për aplikim në gjuhën angleze, maqedonase, shqipe, turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe gjuhën rome mund të shkarkohen më poshtë.
Krahas gjuhës në të cilën plotësohet formulari, patjetër të dorëzohet edhe versioni në gjuhën angleze.
Kjo është për shkak se për Fletëaplikimet do të vendosë Organi i përbashkët Këshilldhënës i përbërë nga:
• Biljana Trajkovska, Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ;
• Irena Orovçanec, Këshilltar, Agjencioni për realizimin e të drejtave të bashkësive ;
• Јeff Goldstein, Zëvendës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup;
• Lela Kakovlevska , specialist i lartë në projektet për arsim, USAID, në emër të Ambasadës së SHBA-së;
• Milutin Stançiq , Drejtor në Drejtorinë për zhvillin dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive - MASH ;
• Ognen Janeski , Prezentues në TV dhe aktivist, TV 24
• Rebeka Jankovska Risteski, muzikant dhe aktivist;
• Renate Kobler, Ambasador , Ambasada e Austrisë;
• Safet Neziri , Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ;
• Sara Barbieri, Udhëheqëse e projektit “ Ndërtojmë ura”, Misioni i OSBE-së në Shkup.
• Sadete Ramadani, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ;
• Toni Zen , muzikant ;
• Valmira Istrefi , Këshilltar në ZKQRM , Implementimin e Marëveshjes Korrnizë të Ohrit ;
• Venera Lumani , muzikant; dhe
• Wouter Plomp, ambasador, Ambasadën e Mbretërisë së Holandës;
Afatet e fundit për aplikim për grantet e rregullta (deri 7.000 euro) janë 1 mars, 1 maj dhe 1 tetor 2018, ndërsa për grantet deri në 1,500 mund të aplikohet në çdo kohë.
Пријавен лист за фондот „Градиме мостови“
Formulari për aplikim për Fondin “Ndërtojmë ura”
Prijavni obrazac za fond “Gradimo Mostove"
Building Bridges Fund Application
Пријавни лист за фонд „Градимо мостове“
Frãndzã ti aplicari ti fondul Adrãm apuntsã