Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë  Shkencore - hulumtuese  ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 dhe 154/15), të Rregullores  për mënyrën,  procedurën dhe kriteret më të përafërta për financimin dhe mbikqyrjen  e programeve vjetore për financimin e projekteve  shkencore -  hulumtuese përkatësishtë  programe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr 82/09, 149/09 , 25/11 dhe 129/13, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e  Republikës së Maqedonisë, shpall:

KONKURS
për zgjedhjen e recensentëve të cilët do të recensojnë projekte sipas Konkursit të shpallur për bashkëfinancim  të  projekteve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2018-2020

   Ministria e Arsimit dhe Shkencës e  Republikës së Maqedonisë, nga kandidatët e paraqitur do të bëjë përzgjedhjen e recensentëve, të cilët do të recensojnë  propozim - projektet e dorëzuara  në Konkursin për bashkëfinancim të  projekteve bilateral ndërmjet  Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë të cilët do të financohen në periudhën 2018- 2020.

Recenzentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve të njohur shkencorë përkatësisht  me titull shkencor - arsimorë  nga sfera shkencore dhe  fusha shkencore përkatëse e hulumtimit.   

Recensentët duhet të jenë nga sferat shkencore në vazhdim, përkatësisht fusha  shkencore përkatëse e hulumtimit:
- Shkencat natyrore ( matematikë, kimi, biologji, fizikë);
- Shkencat elektro teknike- Teknologjike , bujqësi , inxhinieri;
- Shkencat kompjuterike dhe informatikë;
- Shkencat humane, ( linguistikë, psikolinguistikë, sociologji);
- Shkenca mjekësore dhe veterinari
  

 Gjatë zgjedhjes së recensentëve përparësi do të kenë hulumtuesit me titull shkencor dhe mësimorë - shkencorë të cilët i plotësojnë kriteret në vazhdim:

-  kompetencë e recensentit,
- recensenti të ketë publikuar  punime shkencore në revistat ndërkombëtare,
- të jetë hulumtues kryesorë ose të jetë pjesëmarrës më së paku  në një projekt kombëtarë,
- të jetë hulumtues kryesorë ose të jetë pjesëmarrës më së paku  në një projekt ndërkombëtarë,

Kandidatët e zgjedhur do të vlerësojnë projektet e paraqitura bilaterale në bazë të kritereve në vazhdim:

-  Kontributin  për thellimin dhe zgjerimin e  njohurive  shkencore;
-  Origjinalitetin e qëllimeve dhe përmbajtjen e hulumtimit;
-  kompetencën  e hulumtuesit kryesorë;
- kompetencën dhe origjinalitetin  e  ekipit hulumtues;
- Kontributin  në aftësimin e hulumtuesve të rinj;
- Relevancë  në  projektin dhe qëllimet e hulumtimit;
- Konkurrencë për bashkëpunim ndërkombëtarë;
- realizueshmëria e propozim projektit ( konstrukcion financiar ), mundësitë   për zbatimin e rezultateve .

Në procedurën për vlerësim  recensentët  duhet t'i përmbahen  normave profesionale dhe etike ( objektivitet, paanshmëri dhe largim  i  konfliktit të interesave).

Fletëparaqitjen për recensentë, të plotësuar së bashku me listen e punimeve të publikuara dhe pjesëmarrjen në kongrese, simpoziume dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Rr. Qirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

    Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 02.02.2018.

Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të dorëzuara pas përfundimit të afatit  nuk do të shqyrtohen.

Për shkarkim:
Fletëparaqitja për recensentë

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

Vertical-AL-18.01.2018

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook